E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU ne SHBA Bashkerendim per zgjidhjen e ceshtjes kombetare

Tirane 6 tetor NOA - Ne diten e fundit te vizites ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes delegacioni i Partise Demokraci dhe Unitet i perbere nga deputetet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri zhvilluan nje takim me ftese te shoqates Vatra.

Ne kete takim me rendesi te vacante ishte njohja e shoqates atdhetare Vatra me gjithe punen dhe perpjekjet e PDU per promovimin e ceshtjes kombetare shqiptare dhe ne vecanti asaj came ku me kete rast PDU dorezoi nje sere materialesh librash dhe nje CD qe tregon ne menyre kronologjike te gjithe aktivitetin e saj deri tani.

Idrizi mbasi parashtroi punen e bere dhe objektivat e PDU kerkoi nga Vatra mbeshtetjen morale te tyre per sensibilizimin dhe berjen te njohur te ceshtjes came ne ambjentin politik te Shteteve te Bashkuara Amerikane.

PDU kerkoi nisjen e nje bashkepunimi serioz per te koordinuar te gjitha shoqatat grupimet dhe individet me influence te diaspores asaj te vjeter dhe asaj te viteve te fundit per te organizuar nje aktivitet mbareshqiptare ne Tirane ku te hidheshin themelet e nje politike dhe axhend kombetare shqiptare.

Axhende kjo te cilet te gjithe faktoret e rendesishem do tja imponojne ne vazhdimesi te gjitha qeverite shqiptare.

Nje diskutim tjeter i rendesishem ishte rreth kerkeses se PDU drejtuar qeverise shqiptare per komitetit shteteror te diaspores komitet ky qe do te ndihmoi ne indetifikimin mbledhjen promovimin dhe zgjidhjen e problematikave te ndryshme te shqipetareve kudo qe jetojne.

Nje sere temash te tjerash si komonuellthi ekonomik i zonave shqiptare te Ballkanit njehesimi i gjuhes shqipe e te tjera ishin tema te ketij bashkebisedimi.

Idrizi theksoi se gjeja me e rendesishme ne statutin e vatres te shkruar nga vete Noli kur fliste per ceshtje kombetare i referohej vetem Shqiperise.

Jo se ai nuk e dinte se Kosova ameria shqipetaret e Malit te zi dhe Maqedonise po jetonin nen rregjimet e egra te shteteve fqinje por se ne mendjen e tij kishte vetem nje Shqiperi. Keshtu qe edhe per ne te nderuar miq bashkekombas ka vetem nje Shqiperi kudo qe jetojne shqipetaret. Ajo eshte Shqiperia e te gjithe shqiptareve jashte kuptimeve administrative dhe Vatra e di me mire se te tjeret kete fakt - tha Idrizi.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›