E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, mbahet takimi i rradhës Thaçi- Daçiç

Gjate takimit te pare, Thaçi- Daçiç

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç do te kene sot takimin e tyre të dytë në kuadër të dialogut Prishtinë- Beograd në Bruksel.

Dy ditë më parë, nëpërmjet një komunikate për shtyp nga zyra e Baroneshës, Catherine Ashton u mësua sa ajo kishte nisur një ftesë që takimi i rradhës të mbahej sot.

Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Thaçi dhe Daçiç u takuan në zyrën e Ashton në tetor për bisedimet e para të nivelit të lartë ndërmjet të dyja shteteve. Në agjendën e radhës pritet të diskutohet për shërbime dhe për telekomunikacionin.

Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian kanë inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me normalizimin e marrëdhënieve këtë javë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›