Bruksel, pakti PD- PS: Inkurajues, e mirëpresim
Një zhvillim inkurajues që Brukseli e mirëpret e ka quajtur zëdhënësi i komisionarit për zgjerimin, Stefan Fyle paktin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës.
Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ku zëdhënësi Peter Stano iu përgjigj pyetje së gazetares së TCH.
Ne mezi presim miratimin e këtyre propozimeve dhe konsiderojmë se këto zhvillime i hapin rrugën një momenti të ri në rrugen e Shqipërisë drejt përmbushjes së qëllimit kombëtar për reformat e integrimit në BE- tha Stano.