E Diel, 1 Nëntor 2026

Naten e 11 tetorit 82 Enver Hoxha iu betua Kadri Hazbiut se do ta shkaterronte

Per here te pare zbardhet e plote fjala mister e Enver Hoxhes naten qe kryqezoi ne sallen e Plenumit te tmerrshem ish-ministrin e hekurt te Sigurimit te Shtetit. Cilat jane batutat e panjohura dhe fyerjet e renda qe ai adresoi gjate gjithe nates mbi Kadriun e shokuar

Hyrje

Ishte 11 tetori i vitit 1982. Ne sallen kryesore te godines se Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise nen drejtimin e vete Enver Hoxhes zhvillonte punimet e jashtezakonshme plenumi i Komitetit Qendror te Partise. Askush nuk mund ta merrte me mend se brenda asaj godine te ndodhur anash bulevardit ku benin xhiron e mbremjes mijera e mijera banore te kryeqytetit ministri i Mbrojtjes dhe ish-ministri historik i Puneve te Brendshme Kadri Hazbiu po akuzohej per tradhti te larte ndaj interesave te popullit dhe te atdheut te vet. Miti i tij 50-vjecar po shkermoqej me shpejtesi sketerre ne kembet e disa njerezve qe quheshin anetare te Komitetit Qendror. Ai duke ndenjur ne kembe per ore e ore te tera ishte i detyruar te degjonte lloj-lloj akuze dhe tu pergjigjej ndoshta edhe pyetjeve te shume anetareve te plenumit te cilet deri ne ate dite mund te mos i kishte perfillur asnjehere. Situata brenda asaj salle ishte shume e ndezur. Kadri Hazbiut ne radhe te pare i ishte perveshur me te gjitha energjite vete Enver Hoxha duke e etiketuar me lloj-lloj epitetesh dhe duke e akuzuar per lloj-lloj fajesh. Si te mos mjaftonin keto Enveri urdheroi Kadriun qe te pergjigjej me partishmeri ndaj te gjitha pyetjeve qe do ti benin shoket e tij nderkohe qe nuk harronte te orientonte diskutantet se nuk kishte dyshim qe Kadri Hazbiu tashme ishte nje armik i rrezikshem ne gjirin e partise dhe te popullit. Ai akuzonte se Hazbiu per 35 vjet me radhe kishte kryer nje veprimtari te gjere spiunazhi kunder vendit te vet. Pikerisht ajo situate e krijuar ne ate tetor te vitit 1982 mbi njeriun qe udhehoqi operacionet ndaj dhjetera e dhjetera bandave diversioniste dhe qe ishte arkitekti i ndertimit te struktures misterioze te Sigurimit te Shtetit shqiptar e cila u vendos teresisht ne sherbim personal te vete Enver hoxhes deri ne ditet e sotme ka ngelur nje enigme e pazbardhur. Pervec disa sekuencave filmike te transmetuara dhe te ritransmetuara nga disa kanale televizive private gjithcka pastaj ka ngelur ne erresire.

Por pikerisht duke filluar nga sot gazeta standard neper faqet e saj do te mund te zbardhe gjithcka ndodhi rreth atyre dy diteve ne sallen qendrore te Partise se Punes ku Kadri Hazbiut iu hoq tesera e partise te cilen e kishte siguruar qe ne vitin 1942. Kjo per opinionin e gjere behet e mundur vetem tani kur redaksia e gazetes ka arritur te siguroje procesverbalet e asaj mbledhjeje misterioze e cila pergatiti arrestimin e Hazbiut.

Cila ishte fjala hyrese e Enver Hoxha pas se ciles orientoi te gjithe diskutantet ne plenum se pikerisht Kadri Hazbiu i cili kishte zene vend ne fund te salles qenkesh nje gjarper i vertete Cilat ishin akuzat e ngritura per te dhe qendrimi i Hazbiut kur u etiketua nga Enveri armik i popullit Si iu pergjigj ai pyetjeve direkt te Enver Hoxhes Kush ishin diskutantet dhe cfare pyetje ngriti secili prej tyre ne drejtim te Hazbiut Pergjigjet e Kadriut pas cdo nderhyrjeje nga salla etj.

Gjithcka qe eshte shenuar ne shkrimin e meposhtem dhe qe pasqyron fjalen e Enver Hoxhes para se te fillonte punimet plenumi eshte ekzaktesisht sipas materialit origjinal pa asnje nderhyrje pervecse jane vendosur shenjat e pikesimit.

Enver Hoxha ndersa ze vend mire ne kolltukun e tij pa i hedhur syte fare nga salla merr letrat qe i kane vendosur mbi tavoline dhe si u hedh nje shikim te shpejte i drejtohet salles

Ne rendin e dites jane dy ceshtje.

Nje ceshtje eshte ceshtja e Kadri Hazbiut i cili i ka munguar detyres qe i ka ngarkuar Partia.

E dyta Eumlshte per gjendjen dhe masat qe duhen marre per forcimin dhe organizimin e transportit te jashtem ne interes te popullates.

Ul letrat mbi tavoline con koken duke ferkuar syte dhe vazhdon duke u drejtuar nga salla.

Jeni dakord per kete rend dite

Askush nga salla nuk ben as me te voglen levizje ndersa ai vazhdon serish/

Mire. Dakord.

Me pare deshiroj te them disa fjale Mbeshtetet ne kolltuk dhe duke u menduar thote

Ju keni mendimin tuaj dhe do ta shprehni per gabimet jashtezakonisht te renda dhe me pergjegjesi te madhe te Kadri Hazbiut kunder pushtetit dhe Partise.

Te dy materialet i lexuat.

E para eshte si me thene prape nje tablo sinoptike por qe ska marre kete emer Tablo sinoptike te veprimtarise armiqesore te Kadri Hazbiut. Ashtu. Eumlshte sinoptike pse ne Byrone Politike kemi diskutuar shume probleme te veshtira dhe... skane mbaruar. Do te shqyrtohen te gjitha dosjet nje me nje. Te Ministrise se Brendshme dhe te Ministrise se Mbrojtjes per te pare se deri ku dhe ne cmenyre dhe ne cforma sic e themi atje ne ate materialin e Byrose eshte zhvilluar kjo pune armiqesore. Por udheheqja duhet te jete e ndergjegjshme qe kjo eshte nje pune armiqesore e thelle e gjere dhe me shume njerez te rrezikshem dhe me pak te rrezikshem. Edhe te genjyer edhe per nje kohe te gjate qe prej clirimit te Shqiperise. Baza armiqesore e elementeve kryesore si Mehmet Shehu e disa te tjere e kane me larg bile edhe nga Lufta Nacional Clirimtare origjinen sikunder qe e dime. Por gjate luftes dhe sidomos pas clirimit gjate pseudomiqesise me jugosllavet me sovjetiket dhe te tjere eshte krijuar ne koken e Ministrise se Brendshme dhe te Ministrise se Mbrojtjes nje pune shume e rrezikshme armiqesore. Po te lihej nga partia dhe po te mos shpartallohej nga partia pjese-pjese sepse kjo ishte dialektike nuk do te ekzistonte me Shqiperi Socialiste as Parti e Punes e Shqiperise. Ketu do te mbreteronte kapitalizmi dhe borgjezia. Prandaj ata qe kane marre pjese ne kete pune armiqesore ata jane armiq te pafalshem. Kjohellip se lot as topi. Ne Byrone Politike ne konstatuam se Kadri Hazbiu nuk beri autokritike te menjehershme na ka bombarduar me shume autokritika. Ja kemi kthyer. Na ka bombarduar me letra besnikerie sishte nevoja. E me letra te tjera per te shpjeguar dicka qe nuk shpjegohesh. Te gjithe shoket i ngriten mbi parime te shendosha marksiste-leniniste dhe sic e thomi atje sic e kendoni atje ne ate material i dhame doren dhe i themi qe ne qofte se plenumi i Komitetit Qendror shkon me larte nga ne neve do te jemi dakord me plenumin e Komitetit Qendror. Sepse plenumi i Komitetit Qendror vendos cdo gje dhe cdo gje qe do te vendose Komiteti Qendror eshte me e drejta. Por ne ja dhame nje shprese. I thame filloje punen nga e para. Nga A-ja se ti ke bere gabime te pafalshme bile krime i kemi thene ne Byrone Politike. Dhe kur kendoi ate biografine e tijhellipautobiografine e tij auto..auto.. Nderhyn Ramiz Alia duke rregulluar shprehjen Autokritiken e tij te cilen e perserit dhe Enveri..Autokritiken e tij konstatova se Kadri Hazbiu jo vetem si ka marre parasysh keshillat qe i dha Byroja Politike por eshte kthyer ne sulm kunder partise kunder udheheqjes se saj dhe i akuzon se ku kane qene keta qe paskan derguar keta gjarperinj neper ministrira dhe kete engjell ne mes te gjarperinjve. Bile thote na ben edhe te akuzuar ne nje vend atje se ka shume kritika por ne nje vend thote se faji im eshte se keto nuk i kam dhene me shkrim sepse keto i kam dhene me goje. Bile shokut Hysni po e po por edhe shokut Enver. Por edhe ne sja kam thene shokut Enver ja ka thene shoku Mehmet ja ka thene shoku Beqir. Keto jane akuza qe ne kupton i hedhim poshte me neveritje dhe do te thote fjalen e vet edhe Komiteti Qendror per keto gjera. Pra ai ne vend qe te eci perpara ecen prapa dhe kuptimi i kesaj i kesajhellip eee autokritike eshte per nje dokument per me pas dokument qe une jam i pafajshem. Pavaresisht se thote disa gjera se unehellip keshtu ma kane hedhur kam qene jo vigjilent nuk isha kuptone shume i zhvilluar. Kujt ja thote ato Neve na i thote ato Armiku Beqir Balluku do tia hidhte Kadri Hazbiut Nuk e njohim neve se kush eshte Beqir Balluku nje mut muti Nje njeri qe nuk kishte as koke as hic. Po pse e vume minister Po ke te venim Vehbi Hoxhen Fraksionistin E ai kupton e coi ne rruge te keqe Kadriun Do me thene Beqiri qenkish Finok e Kadriu qenkish leshko. E Mehmet Shehu e genjeu Kadri Hazbiun. Po pse nuk na genjeu dhe ne Mehmet Shehu Te thyente vijen e partise. Pse sna genjeu Sna genjeu dot. Ai kishte frike nga partia ai kishte frike nga udheheqja. Po nuk kishte frike nga njerezit e tij. Kete se ka kuptuar Kadri Hazbiu. Edhe ne autokritiken e Byrose thoshte se ky dhe neve kishte besim te Mehmet Shehu. Jo. Neve nuk kishim besim te Mehmet Shehu. Ne nuk dinim qe Mehmet Shehu ishte agjent por ne e kemi atakuar Mehmet Shehun ne te gjitha ato momente qe ai bente gabime. Ne ato momente qe ai ndiqte vijen skishim cthoshim. Kurse Kadri Hazbiu ka ndjekur vijen e Mehmet Shehut prej 30 vjet me radhe. Dhe 30 vjet me radhe te mos shikosh ne kete vije te Mehmet Shehut as nje te care por te evokosh se kete ia kam thene Mehmet Shehut. Kete ia kam thene Beqir Ballukut. Kete ia kam thene shokut Hysni qe tash per fat te keq nuk rron. Keshtu e ka thene atje. Kesaj i thone te mos pranoje as nje gabim. Mehmet Shehu ishte terrorist dhe ai kerkonte te vriste nje sere shokesh me qellim qe te merrte fuqine.

Ne keto momente fjalen e shoqeron me levizje nervoze te dores dhe te te gjithe trupit ku sa mbeshtetet terhiqet dhe afrohet serish te tavolina dhe pas kesaj serish mbeshtetet ne kolltuk nderkohe qe dora ben levizje te vrullshme pas cdo fraze nervoze qe nxjerr nga goja. Ta merrte fuqine me puc. Por Mehmet Shehu nuk ishte ne gjendje. Perplas fort doren mbi tavoline. Asnjeri nuk eshte ne gjendje qe te beje puc kunder partise. Nje terrorist eshte ne gjendje qe te vrase mua ose te vrase nje shok tjeter por te ktheje partine eshte e pamundur. Dhe ajo e beri Mehmet Shehun qe vrau veten. durtrokitje te stuhishme ne salle. Te gjithe anetaret e plenumit cohen ne kembe dhe duke duartrokitur therresin me entuziazem Enver Hoxha Enver Hoxha.

Do te shtypte partine Mehmet Shehu me disa bajga Si Fecor Shehu Si Llambi Pecini Ata ishin te gjithe spiune. Te poshter por jo kryesoret. Por Kadriu nuk na thote con gishtin tregues lart cilet kishte bashkepunetore kryesore Mehmet Shehu

Ate bashkepunetor kryesor qe ne fakt ka lene qe te punojne te gjithe keta minj. Por qe ne kohen qe ai do te bente atentatin ta kishte do me thene si nje mbeshtetje ne popull e ne parti rrotullon doren ne forme gjesti. Do me thene si njeri i njohur si njeri i bute si njeri keshtu si njeri ashtu leviz tere trupin duke rrotulluar te dy duart mbi tavoline. Te te hedhe doren ne qafe e shoqeron duke i vene doren ne qafen e Ramiz Alise qe te ben keshtuhellip Kishte nevoje Mehmet Shehu. Per kete gje se ndryshe Mehmet Shehu ketu ben gjest duke i rene me dore berrylit. Kete duam ne te na thote Kadri Hazbiu. Dhe te na i thote me kjarte te gjitha fajet e tija. Se ketu ska as nje faj. Hic as nje faj. Nuk eshte rruge kjo per nje njeri qe quhet komunist. Ne fund thote kupton qe koha do ta tregoje. Cdo te thote kjo Kjo eshte nje sfide. Keto qe vendosim neve tash ketu sjane te drejta. Koha do ta tregoje qe une jam njeri i pafajshem. Koha te shohim se cdo te tregoje se mos te tregon akoma me keq. Se koha ka treguar kupton troket disa here mbi tavoline me pellemben e dores se eshte shume keq. Prandaj une keto kisha per te thene.

Kadriu akuzohej se do te vriste Enverin

Ne gjyq - tregon Gani Kodra - Kadriu dhe disa nga ne u akuzuam se kishim dashur te eliminonim fizikisht Enver Hoxhen. Kjo akuze mu duk budallalleku me i madh dhe nje genjeshter qe edhe nje naiv nuk e besonte. Pyes nese Kadriu dhe ne te tjeret ishim agjente te zbulimeve te huaja dhe donim te eliminonim fizikisht Enver Hoxhen a kishte mundesi ta benim

Edhe une po ju pergjigjem Po dhe me shume lehtesi. Ne ishim njerezit qe sherbenim prane tij dhe se nga ne kalonte cdo gje qe ai hante apo pinte madje jo vetem nga ushqimi dhe veshmbathja por edhe nga barnat mjekesore qe i vinin nga jashte shtetit.

Akuzohet si bashkepunetor i Mehmet Shehut

Ne sallen e plenumit Kadri Hazbiu u akuzua se duke qene agjent i jugosllaveve dhe i sovjetikeve ka qene krahu i djathte i Mehmet Shehut. Mbas goditjes se Mehmetit me porosi te zbulimeve te huaja duhej te merrte drejtimin e organizates te ruante anetaret e saj dhe te takonte ne menyre sekrete Mehmet Shehun per ti dhene atij porosine qe i kishin dhene zbulimet e huaja se ai per hir te punes per te ruajtur organizaten te gjente rrugen e eliminimit te vetvetes se ne proceset e zhvilluara si ai i Beqir Ballukut etj. i ka mbyllur para kohe nga frika se mos nxirrnin emrin e Mehmetit qe ishte drejtuesi i te gjitha organizatave armiqesore ne ushtri ekonomi kulture etj.

Pas kesaj ben nje fare pauze pastaj duke drejtuar doren ne fund te salles ku kishte zene vend Kadri Hazbiu i drejtohet atij.

Vijon neser

Neser do te lexoni

Cfare ndodhi ne sallen e Komitetit Qendror kur sipas urdhrit te Enver Hoxhes u cua per te dhene llogari Kadri Hazbiu Cilat ishin pyetjet qe Enveri leshoi ne adrese te tij dhe porosia qe u linte diskutanteve para se te merrnin fjalen

Deklaratat e Hazbiut ne lidhje me ato cka e akuzoi Enver Hoxha. Si reagoi ai kur salla oshtiu nga revolta per ta kryqezuar pasi guxoi te kundershtonte akuzat se nuk ishte poliagjent dhe se nuk mbante mend per sa po e pyesnin

Situata e krijuar kur ish-koleget e tij te Komitetit Qendror te Partise i kerkuan Kadri Hazbiut te pranonte se ishte nga bashkepunetoret me te afert te Mehmet Shehut ne veprimtarine e tij armiqesore ndaj vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›