E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel rinis sot dialogu Prishtine- Beograd

BRUKSEL- Do te rinisin sotme 21 nentor bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise te cilat u nderprene ne muajin shtator per shkak te incidenteve ne kufirin Kosove-Serbi.

Ne kete raund te dialogut midis Republikes se Kosoves dhe asaj te Serbise te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesemarrjen e SHBA-ve pritet qe per here te pare te shtrohet per diskutim ceshtja e menaxhimit te integruar te kufirit shteteror mes dy vendeve.

Gjithashtu do te bisedohet dhe per problemin e moszbatimit te marreveshjeve nga ana e Serbise si dhe per ceshtjet qe vazhdojne te diskutohen si ajo e telekomunikacionit energjise dhe bashkepunimi rajonal.

Delegacioni i Republikes se Kosoves i udhehequr nga zevendeskryeministrja Edita Tahiri udhetoi dje per Bruksel per te marre pjese ne raundin e shtate te dialogut teknik qe do te mbahet me 21 dhe 22 nentor 2011.

BISEDIMET
Propozimet qe dolen pas takimeve te ndara te ndermjetesuesit te BE-se Robert Kuper me delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi per menaxhimin e integruar te kufirit Kosove ndash Serbi paraqesin perpjekje per te zhbllokuar gjendjen e ngrire ne veri. Jo zyrtarisht eshte thene se nje marreveshje e tille eventuale ka te beje me organizimin e pikave te perbashketa doganore ne kufi pa e obliguar Serbine qe ta njohe Kosoven si shtet. Kurse menaxhimi do te behej nga doganiere te Kosoves misionit te BE-se ndash EULEX dhe doganieret e Serbise. Kjo ide nuk ka gjetur konsensus ne mesin e subjekteve politike parlamentare ne Kosove.

Ndersa pala serbe shprehet skeptike ne arritjen e ndonje marreveshjeje te rendesishme ne kete raund bisedimesh. Sekretari shteteror ne Ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanovic i tha Radios Evropa e Lire se pa u zgjidhur ceshtja e pikave kufitare ne veri marreveshjet jane veshtire per tu arritur.

Bisedimet u nderprene ne muajin shtator per shkak te incidenteve ne kufirin Kosove-Serbi perkatesisht ne pikat kufitare Jarine e Bernjak per shkak te kundershtimit serb ndaj vendosjes se doganiereve kosovare. Barrikadat e vendosura ne rruget qe cojne drejt ketyre pikave te vendosura fillimisht ne muajin korrik pas aksionit te qeverise per kthimin e kontrollit ne kufi u perforcuan pas 16 shtatorit kur Prishtina mori mbeshtetjen nderkombetare per aksionin.Ndersa pala serbe ka lidhur vazhdimin e bisedimeve me zgjidhjen e problemit ne keto pika kufitare mediat serbe komentojne se dialogu eshte kushti kryesor qe Serbia te marre statusin e kandidatit per anetaresim ne BE ne muajin dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›