E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Blog Qeveria si METEkthyer ne ndermarrje aksioneresh

Kemi hapur nje proces te pandodhur me pare per perzgjedhjen e kandidatures se Avokatit te Popullit. Tre deputete Eglantina Gjermeni Besnik Bare Astrit Beci dy anetare te Asamblese sone te re Kombetare Mimoza Hafizi e Gezim Tushi te peste intelektualisht te spikatur e qytetarisht te levdueshem si edhe dy personalitete te larta ne fushen e te drejtes Luan Omari dhe Vangjel Kosta te cilet u ftuan te perfaqesojne Shoqerine Civile perbejne Komisionin Perzgjedhes ad hoc per kandidaturen qe Partia Socialiste do te mbeshtese si Avokat te ri te Popullit.

Cdo shqiptar a shqiptare qe permbush kriteret kushtetuese e ligjore dhe ka ambicien te kryeje kete mision eshte i ftuar te hyje ne procesin e organizuar prej nesh. Shtate anetaret e komisionit me formimin intelektual dhe integritetin e tyre moral jane garanci per nje proces te bazuar mbi cilesite e meritat e cdo kandidati apo kandidateje. Pavaresisht moshes gjinise fese krahines apo bindjeve politike. Ne duam nje Avokat te Popullit jo nje avokat te Partise Socialiste. Dhe do te bejme me te miren per ta bere kete proces me te gjithe seriozitetin dinjitetin e integritetin qe duam ti japim jo thjesht institucionit te Avokatit te Popullit sot po vete shtetit neser.

Ky proces eshte nje moment tejet i rendesishem sepse shenon piken e ktheses se nenvizuar ne programin tone per nje rilindje shqiptare perkatesisht ne kapitullin Rivendosje e Demokracise ku flitet qarte per nje administrim publik europian te shtetit e te puneve te shtetit tone. Ne besojme se pa nje administrate normale Shqiperia smund te behet kurre nje vend normal dhe shteti smund te sillet kurre normalisht me qytetarin e me vendin si pasuri e perbashket. Ne jemi te bindur se ndryshimi radikal qe duam te sjellim per nje Shqiperi normale kalon permes vendosjes se nje kufiri te qarte mes shtetit e partise ne pushtet. Ne jemi te gatshem ta marrim persiper kete detyre tejet te veshtire per realitetin shqiptar duke u bere sot zedhenesit e neser jetesuesit e ketij ndryshimi themelor si edhe garantet e integritetit kushtetues e profesional te institucioneve shqiptare dhe te administrates publike.

Arrestimi i nje bande mirefilli partiake ne Ministrine e Ekonomise e cila eshte kthyer ashtu si te gjitha ministrite e vendit tone sot ne nje dege partie per qellime fitimi seshte vecse nje shfaqje banale e asaj qe ndodh perdite e perdite ne dem te ketij vendi e te cdo qytetari. Qeveria e kthyer ne nje ndermarrje aksionaresh politike per qellime fitimi ne tryezen e se ciles shqyhen cdo jave copa Shqiperie eshte shembelltyra televizive e mijera qeverive hije banda partiake te krijuara ne cdo ministri agjenci drejtori inspektoriat strukture shteterore te madhe a te vogel ne Tirane a ne qarqe te cilat perlajne cdo jave cikat e therrimet e tyre. Vjedhja eshte bere norme pune ne shtetin e marre peng brenda ketij sistemi te banditizuar nga maja ne bazen e piramides shteterore. Procesi qeverises eshte katandisur ne nje proces cmesimor per shqiptaret dhe tejet derrmues moralisht e fizikisht per Shqiperine.

Rimekembja duhet te nise pikerisht nga rivendosja e moralit publik ne themelin e procesit qeverises nga mbushja e boshllekut te sotem moral te ketij procesi me nje fryme te re respekti per parimet vlerat cilesite e nje shteti europian nga rindertimi i besimit te shkaterruar tek konkurenca e lire per te gjithe si e vetmja rruge zhvillimi njerezor demokratik ekonomik dhe tek merita e cdokujt si njesia me e besueshme matese ne ndertimin e nje shoqerie te hapur e shteti normal.
Procesi i sapoperuruar prej nesh per perzgjedhjen e kandidatures se Avokatit te ri te Popullit eshte nje sinjal qe duam tia cojme te gjithe shoqerise. Duke i thene cdo qytetari ja rruga jone e vetmja rruge qe Shqiperia te shpetoje nga kthetrat e dallkaukeve e injoranteve qe buberrojne brenda sistemit te sotem te banditizimit te procesit qeverises nen shembullin ulerites te atyre ne maje qe cdo dite japin ne televizor shfaqjen e neveritshme te banalitetit te imponuar te se keqes.
Uroj shume qe ky proces i pare ne llojin e vet ne keta njezete vjet te dale me suksesin qe presim dhe te na sherbeje si nje eksperiment i dale mbare per punen e nisur ne detajimin e aspektit te programit te ri qe ka te beje me modelimin e nje procesi absolutisht novator rekrutimesh ne funksionet publike te Shqiperise. Dhe perfitoj nga rasti ta perseris edhe ne keto rradhe apelin tim per kedo qe e sheh veten si nje kandidature te mundshme per Avokatin e ri te Popullit Mos ngurroni te provoni veten Tuaj ne nje proces perzgjedhjeje ku ne kemi vetem nje interes e qellim Te gjejme kandidatin apo kandidaten me te pershtatshme. Per nje institucion te shtetit shqiptar dhe ne asnje menyre per nje karrige per partine tone sic ben Saliu me cdo karrige te paguar nga taksat e gjithe qytetareve ku ulet te ndenjurat e tribuse se tij.

Rilindja Shqiptare qe enderrojme shpresojme dhe duam te bejme realitet bashke me cdo shqiptar te etur per ndryshim duke rimekembur ekonomine riperterire shoqerine rivendosur demokracine ribashkuar Shqiperine me Europen mund te ndodhe vetem nese nje parti e madhe ndash Partia Socialiste eshte e vetmja shprese e mbetur sot per kete ndash behet instrument ne duart e cdokujt qe enderron shpreson dhe do te njejten gje qe duam ne. Pavaresisht nese mendon ose jo si ne per shumecka. Pavaresisht nese e quan veten te majte apo te djathte. Pavaresisht nese eshte nga veriu a jugu.
Cilido qe deshiron ti sherbeje Shqiperise qe ne duam te ndryshojme per te bere nje Shqiperi me te lire me te barabarte me vellazerore nje shtet shqiptar serioz funksional te respektuar ketu e ne Europe do te kete te gjithe respektin vemendjen perkushtimin tone. Me ne askush sdo ndjehet i kercenuar pse seshte nder tanet. Askush sdo ndjehet i privuar ne liri e te drejta pse seshte i yni. Askush sdo ndjehet i shperfillur ne vlerat e meritat e veta pse sben pjese ne rreshtin tone. Ky nuk eshte nje premtim. Ky eshte vizioni yne. Ky eshte misioni yne. Ky eshte nje aspekt kyc i programit tone per nje rilindje shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›