Bruksel, sot raundi i 7 i bisedimeve Kosovë-Serbi
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO
BRUKSEL- Në Bruksel do të zhvilllohet sot raundi i shtatë i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Para këtij takimi, Komisioneri i Bashkimit Europian Stefan Fyle vizitoi Prishtinën dhe Beogradin dhe takoi drejtuesit e lartë të të dyja shteteve.
Kryeministri Hashim Thaç dhe ai serb Ivica Daçiç takohen në Bruksel, në përpjekje për gjetjen e një formule që do të kënaqte të dy palët rreth krijimit të një mekanizmi për serbët, në komunat ku ata janë shumicë, si dhe normalizimit të raporteve ndermjet dy shteteve.
Në një intervistë dhënë mbrëmë për RTK Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Serbia do të detyrohet të pranojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Serbia ende refuzon por jemi me shpresë së Serbia do të detyrohet që të pranojë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë Thaçi.
(sg/shqiptarja.com)