E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, sot takimi i radhës Thaçi-Daçiç, diskutohet për zgjedhjet

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. 

Më herët  kryeministri Thaçi ka deklaruar se fokusi i dialogut do të jetë në çështjen e energjisë dhe telekomunikacionit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në një deklaratë dhënë Radio Kosovës, nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e diskutimit për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Gjatë takimit pritet të zgjidhet çështja e emrit të listës unike “Srbija" që do të marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme.

KQZ ka paralajmëruar se nuk do ta pranojë këtë emër e Serbia ka paralajmëruar se nuk do të heqë dorë nga kjo listë, pas të cilës qëndron shteti i Serbisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›