Bruksel, vazhdojnë edhe sot bisedimet teknike Kosovë-Serbi
Në Bruksel vazhdojnë edhe sot bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me telekomunikacionin, gjyqësorin, policinë dhe sigurinë, shkruajnë mediat serbe.
Ministri serb i telekomunikimeve, Rasim Lajiç, ka paralajmëruar se sot do të dorëzohen propozimet e të dyja palëve për kodin telefonik të Kosovës.
Të hënën, palët kanë rënë dakort që Telekomit të Serbisë ti jepet licenca për telefoninë fikse në Kosovë, ndërsa nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje për energjetikën.
Serbia ka kërkuar licencimin e një operatori, i cili do të merrej ekskluzivisht me komunitetin serb por kjo gjë është hedhur poshtë nga Prishtina.