E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel zhvillohet raundi i bisedimeve

Në Bruksel po zhvillohet raundi i 9-të i bisedimeve mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Rreth orës 10:30 shefja e diplomacisë europiane Catherine Ashton nisi takimin e parë dypalësh, ndryshe nga herët e tjera, me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ekipin e tij. Ndërmjetësuesja e BE-së zhvillon më pas një takim dypalësh me ekipin serb që kryesohet nga kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, para se t'i ftojë dy palët në një takim të përbashkët. Nga këto bisedime BE pret marrëveshje mes palëve si dhe kapërcimin e dallimeve mbi nivelin e autonomisë së bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›