E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Ruci te sjelle propozimet per KQZ-ne

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruçi që të cojë propozimet e Partisë Socialiste për plotësimin e vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesa e Topallit vjen e bazuar në Kodin Zgjedhor, ku në pikën 2, të nenit 19 të tij thuhet se të drejtën e propozimit të kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin, në këtë rast të dorëhequr. Këto lëvizje bëhen pak orë pas vendimeve për dorëheqje të zëvendëskryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe anëtares Albana Shtylla, të cilët ishin pjesë e Komisionit, pasi u propozuan nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›