E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli: Dialogu i vizave mund të nisë në 2012-n

BRUKSEL- Komisioni Europian ditën e hënë pralajmëroi se dialogu i vizave me BE-në mund të fillojë në fillim të vitit që vjen e jo para fundit të këtij viti, siç ishte premtuar, raporton Koha Ditore.

Michele Cercone, zëdhënës i komisioneres së Punëve të Brendshme, Cecilia Malmstrom, ka thënë të hënën në konferencën për shtyp se Komisioni vazhdon të ketë qëllimin e nisjes së dialogut të vizave me Kosovën, por “hapa drejt nisjes së dialogut mund të ndërmerren në fillim të vitit që vjen”.

Ai rikujtoi përgjigjen që para një jave në Bruksel e kishte dhënë vetë komisionerja Malstrom, e cila kishte saktësuar se Komisioni tani është duke bërë vlerësimin e disa kushteve që është dashur të përmbushen nga Kosova dhe se vetëm pas këtij vlerësimi mund të shikohet mundësia e shkuarjes në hapa të mëtejmë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›