Plus Communication prezanton Blackberry Solution në Shqipëri
TIRANE- Plus Communication, operatori më i ri celular shqiptar dhe Research In Motion (RIM) (NASDAQ: RIMM; TSX: RIM) hodhën sot në tregun shqiptar shërbimin BlackBerry®solution, duke i mundësuar klientëve të komunikojnë, si dhe të kenë akses në informacion në mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të efektshme. PLUS Communication ofron në treg një gamë të BlackBerry®smartphones, që përfshijnë BlackBerry® Curve™ 9300, BlackBerry® Bold™ 9780 dhe BlackBerry ® Torch™ 9800. “Ne jemi krenarë t’ju prezantojmë klientëve tanë BlackBerrysolution, që ofron mjaft përfitime personale dhe profesionale, për të lehtësuar një akses sa më ekonomik në celular, për të komunikuar me njerëzit apo për të marrë informacion. Ne presim që BlackBerry smartphones të jenë popullorë mes konsumatorëve tanë, bizneseve të vogla apo korporatave të mëdha në Shqipëri”, – tha Moni Buchnik, Drejtor Ekzekutiv i PLUS Communication. BlackBerry solution i ofron konsumatorëve të PLUS telefona të avancuar, aplikacione dhe shërbime, që sigurojnë akses të thjeshtë tek e-maili, kalendari, mesazhet (duke përfshirëBBM ™), rrjetet sociale si dhe aplikacione të biznesit.
Prej ditës së sotme, klientëve PLUS Communication do të kenë mundësi të blejnë BlackBerry smartphones përmes rrjetit të shitjeve Zona PLUS në të gjithë vendin. Përveç përdorimit të tyre brenda vendit, abonentët e PLUS Communication do të mund t’i përdorin ata edhe kur ndodhen jashtë Shqiperisë, duke përdorur shërbimet e roamingut të PLUS. Paul Lucier, Drejtor i Përgjithshëmi RIM, tha se: Ne kemi kënaqësinë të sjellim një gamë të gjerë të telefonash, shumë bashkëkohorë për tregun shqiptar me PLUS Communication. BlackBerry smartphones ofrojnë një eksperiencë celulari që njerëzit e duan dhe ne mendojmë se konsumatorët do të emocionohen nga komunikimi i pasur dhe tiparet multimediale të disponueshme në gamën BlackBerry smartphonesqë PLUS Communication ofron.
(m.a/GSH/BalkanWeb)