E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Nuk ka marreveshje me Serbine per EULEX

Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian do te takohen sot ne Bruksel, me shpresen per te gjetur nje formule per funksionimin e misionit te EULEX-it.

Brukseli zyrtar megjithate, ende nuk ka konfirmuar nese ka pranuar kushtet e kerkuara nga Serbia qe misioni te jete neutral ndaj statusit dhe te veproje jashte kornizave te planit Ahtisari.

Ndersa neser pritet te mblidhet Keshilli i Sigurimit i OKB-se  per rikonfigurimin e pranise civile nderkombetare ne Kosove.

Nderkaq, kreret e institucioneve te Kosoves u takuan dje ne mbremje me diplomatet e Grupit te Kontaktit ne Prishtine, per te diskutuar per shtrirjen e misionit EULEX ne Kosove. Nga takimi nuk behet te ditura detaje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›