BDSH reagon per arrestimet e ish pjesetareve te UCK

Partia Bashkimi Demokratik Shqiptar reagoi ashper pas arrestimit te kater pjesetareve te ish UCK-se.
Kreu i kesaj force politike, Bardhyl Mahmuti, kerkoi nga partneri shqiptar i qeverise, BDI, te mos behet pjese e krimeve antishqiptare.
“Operacionet per arrestimin e kater pjesetareve te ish UCK-se, mes te cileve edhe kryetari i Alternatives Kombetare, Harun Aliu, jane ne vazhden e aksioneve te dhunes dhe terrorit antishqiptar, qe destabilizimi i vendit t’u faturohet shqiptareve”, thuhet ne komunikaten e BDSH-se.