Brukseli "bashkon" të mërkurën sërish Berishën dhe Ramën
Duket se një “krokodil” i dytë do t’i bashkojë dy liderët në tentativën evropiane për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në Shqipëri.
Megjithatë, asgjë nuk është publike gjer më tani, për vetë faktin që siç zyrtarët e lartë të BE-së ashtu edhe dy liderët kryesor shqiptarë kanë rënë dakord që negociatat të mos bëhen publike deri sa të ketë një zgjidhje.
Në takimin e nesërm pritet të diskutohet për draftin final, çka do të mbyllte përfundimisht krizën, draft i cili është hartuar gjatë javëve të fundit.
Drafti ka mbërritur me mail në Tiranë si për Berishën ashtu edhe për Ramën. Ky takim vjen vetëm një ditë pasi ministrat e BE-së kërkuan një zgjidhje të menjëhershme të krizës.
Por më shumë se dy javë më parë, krerët e dy grupimeve kryesore politike në Parlamentin Evropian, “bashkuan” Ramën dhe Berishën në darkën e famshme në lokal Krokodil në Bruksel.