E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli diskuton sot për statusin kandidat të Serbisë

BRUKSEL- Statusi i vendit kandidat për në familjen europiane do të jetë sot në qendër të bisedimeve të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian. Gjatë mbledhjes, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë Boris Tadic, raporton Koha Ditore.

Ministrat e BE-së do të marrin në shqyrtim arritjet e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit evropian, ndërsa do të dalin në fund me një vendim, i cili më pas do tu kalojë qeverive të shteteve anëtare për miratim më 1 mars. Qarqet diplomatike në Bruksel thonë se vendimi i ministrave pritet të jetë pozitiv, “marrë parasysh arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e BE-së shtynë vendimin për dhënien e kandidaturës evropiane Serbisë, duke i kërkuar, mes te tjerash, normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›