E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli i bën apelin e fundit opozitës

19-06-2013 / Gazeta 55

Apeli i kryesuesit të delegacionit të PE-së, Eduard Kukan për plotësimin e vendeve bosh

Eduard Kukan, kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Europian që do të ndjeke nga afër zgjedhjet në Shqiperi, ne nje interviste per abc neës tregon se sa te rendesishme jane standartet e zgjedhjeve te 23 qershorit. Nje ceshtje qe duhet te zgjidhet, sipas tij eshte plotesimi I vendeve bosh ne KQZ.

Ju do të kryesoni delegacionin e Parlamentit Europian që do të vijë në Tiranë për të ndjekur zgjedhjet e përgjithshme. Kur mbërrini në Tiranë dhe cili është mandati i delegacionit?

Eduard Kukan: Më vjen mirë që më bëtë këtë pyetje. Mandati i delegacionit është përcaktuar nga konferenca e presidentëve të grupeve politike në Parlamentitn Europian. Ky është një delegacion ad hoc që do jetë në Tiranë për zgjedhjet. Ne nuk do jemi vëzhgues të mirëfilltë në Shqipëri, nuk do shkojmë nëpër qendra të ndryshme votimi në vend, apo të bëjmë deklarata për vlerësimine zgjedhjeve. Ne do jemi aty për të parë atmosferën e zgjedhjeve dhe do të takohemi me përfaqësues të ndryshëm politikë për të treguar mbështetjen e Parlamentit Europian për rëndësinë e proçesit zgjedhor në Shqipëri dhe për avancimin e vendit në integrimin europian . Ne do të mbërrijmë të premten në darkë në Tiranë dhe takohemi me, shumë përfaqësues politikë si presidenti i Shqipërisë, apo kryetarja e Kuvendit. Formati i takimit në Kuvend është interesant dhe inkurjaues, sepse aty do të jetë prezent edhe zoti Beja por edhe zoti Bushati, pra përfaqësues edhe nga mazhoranca dhe nga opozita. Ne do takohemi me vëzhguesit e huaj. OSBE/ODHIR, Këshilli I Europës, ambasadorët e shteteve anëtare dhe me OJQ-të. Takimi me kryeministrin, e vendit është konfirmuar gjithashtu, por shpresojmë që të takojmë edhe liderin e opozitës

Kemi deklaratën e përbashkët të Stefan Fule dhe Catherine Ashton ku shprehet shqetësimi për KQZ-në. Në fakt, cili është shqetësimi i vërtetë i Brukselit, që KQZ-ja si hallkë s’është optimale apo se kjo mund të përdoret nga humbësi për të kontestuar zgjedhjet?

Eduard Kukan: Pyetja juaj nxit komente. Në deklaratën e Stefan Fûle dhe Catherine Ashton, apo në deklaratën e ambasadorit amerikan, apo edhe timen, thuhet qartë, se KQZ është një problem. I bëjn thirrije liderëve politikë në Shqipëri që të gjejnë konsensusin për KQZ)-në. Jemi të ndërgjegjshëm që koha po kalon dhe e di që është një çështje e komplikuar, sepse nevojitet që Parlamenti të votojë anëtarët e KQZ-së nëse ata kthehen në Komision. Por edhe nëse kjo ndodh në orët e fundit dhe minutat e fundit, të gjithë do të vlerësojnë këtë. Nëse kjo s’ndodh, siç e thatë dhe në pyetjen tuaj, mund të krijohen kushtet për të venë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve. Kjo pasi KQZ-ja nuk mund të marrë ato vendime, ku kërkohet shumicë e cilësuar. Edhje OSBE e ka shprehur qartë këtë në raportin e saj. Nëse kjo s’bëhet, do të jetë një minus i panevojshëm për vendin Sado paqësore dhe të ndershme që mund të jenë zgjedhjet, do të ketë kritika pikërisht për funksionimin e KQZ-së. Ndaj e theksoj, se është shumë e rëndësishme për të dyja palët që të evitojnë këtë pikë negative për KQZ.

A do ta cënojë kjo integrimin europian të Shqipërisë? Në fakt, në dhjetor, zgjedhjet konsideroheshin si kusht për hapjen e negociatave të anëtaësimit dhe jo për statusin, por meqë Shqipëria i dogji afatet e përmbushjes së 3 kushteve, zgjedhjet u bënë kusht edhe për statusin e kandidatit?

Eduard Kukan: Ekzakt. Zgjedhjet kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike, për të cilën Shqipëria është kritikuar në vitet e mëparëshme. Nuk është se liria apo korrektësia e zgjedhjeve është një kusht I drejtpërdrejtë për avancimin në integrimin europian, por kjo lidhet me funskionimin e institucioneve demokratike në vend. Komisioni qëndror i zgjedhjeve është një institucion. Duke mos e zgjidhur çështjen e KQZ_së, kjo mund të ketë një efekt negative në vlerësimin e përgjithshëm që Shqipëria do të marrë për zgjedhjet. Jam i inkujaruar nga informacioni që kam, që fushata zgjedhore e këtij viti nuk ka qenë negative, por ka qenë më e civilizuar dhe nuk ka patur sulme personale agresive midis liderëve politikë. Shpresoj që kjo të përkthehet në ditën e votimit dhe pas votimit. Është shumë e rëndësishme që humbësi të pranojë humbjan dhe të mos krijojë problem për funksionimin e Kuvendit të ardhshëm. Pra, zgjedhjet duhet të shihen si një oportunitet për vendin për avancimin e tij në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›