Meta: Berisha ka dërguar 3 çerekun e forca speciale në veri të vendit
LUSHNJE- Kreu i LSI Ilir Meta, 4 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare akuzoi kryeministrin e vendit se ka dërguar forcat e armatosura në veri të vendit. Lideri i LSI-së tha se me 23 qershor do i jepet fund politikës përçarëse dhe konfliktuale, me të cilën Berisha i shkaktoi drama të mëdha vendit
“Ne do i japim fund politikës konfliktuale, përjashtuese, ndarëse dhe përcarëse që ndoqi në këto dy dekada duke mos mësuar nga dramat që i shkaktoi vendit të tij. Sot në pak ditë nga 23 qershori u themi demokratëve të ndershëm se pas 23 qershorit do bashkëpunojmë me ju për të mirën e integrimit evropian. Nr jemi kundër përjashtimit dhe diskriminimit të cdo shqiptari për arsye politike. Jemi kundër drejtorëve që thonë se duhet ë fotografoni votën, pasi vota është themeli i cdo demokracisë së vërtetë. Jemi atij që ka çuar tre çerekun e forcave speciale në Has dhe Tropojë, dhe Kukës”, tha Meta, i cili paralajmëroi se fitorja e LSI me 23 qershor do të vijë nga veriu ndërsa zemra do të jetë, Fieri, Elbasani Lushnja etj....
Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, Meta tha se 60 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri të skajshme, ndaj i bëri apel qytetarëve se me votë pro Berishës vendi do hedhë hapa pas, ndërsa me LSI Shqipëria do ecë më shpejt drejt zhvillimit.
“Me ritmet e Sali Berishës, Shqipëria jo vetëm nuk do ecë më shpejt dhe rrezikon të mbetet në vend po r rrezikon të mbetet mbrapa. Raporti i BB tregonte se 60 % e popullsisë në Shqipëri jetojnë me 2 deri 5 dollarë në ditë, pra në varfëri të skajshme. Mundësitë janë por duhet një lider vizionar. Berisha mburret se ka vënë mbështetje me pikatore për bujqësinë, por duhet të kërkojë falje se ishte ai që shkatërroi infrastrukturën në bujqësi, ne emër të luftës së komunizmit. Autokritika e tij nuk ka vlerë se dhe 23 ditë është kryeministër, Lushnja, Fieri dhe Mallakastra do i thonë Sali Berishës ta gëzosh pensionin se ne do ecim me shpejt nuk ngopemi me premtimet boshe”, u shpreh Meta.
Meta u zotua se LSI do të mbrojë votën e qytetarëve, pasi ka shpërndarë komisionerët e saj në cdo qendër votimit, ndërkohë premtoi se një votë për LSI ndihmon stabilitetin në vend, punësimin dhe ndihmon integrimin evropian të vendit si dhe do të bëjë të mundur krijimin e një qeverie që jep llogari për nevojat e njerëzve.
“Premtimet e Berishës se do bëjë çudirat dhe do ndryshojë rezultatin mos i besoni se Sali Berisha nuk guxon të oreks një votë as në Lushnje, as në Shqipëri. Vendosmëria jonë për të mbrojtur votën tuaj dhe cdo shqiptari, për herë të parë nga viti 2005-2009 LSI ka komisionarët dhe numëruesit e saj në cdo qendër votimit dhe në cdo komision zonal, ne do garantojmë transparencën dhe integritetin maksimal të këtij procesi ku ju duhet të merrni pjesë dhe të thoni fjalën tuaj . ne do ndërtojmë një qeverinë jep llogari”, përfundoi Meta.
(e.m/BalkanWeb)