E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bruno Fernandes surprizon Scholes: Mund të kishte shënuar tripletë

Bruno Fernandes ishte ylli absolut në fitoren 4-1 të Manchester United ndaj Basaksehir. Portugezi është gjithnjë e më i vendosur dhe një lojtar skuadre; kjo demonstrohet nga gjesti i bukur i bërë ndaj Marcus Rashford, të cilit i la penalltinë për 3-0. Një gjest që befasoi një legjendë të Djajve të Kuq si Paul Scholes: “Nuk e kuptoj. Bruno Fernandes merr të gjitha penalltitë kur luan. Dje ai kishte mundësinë të shënonte një hat-trick në Champions League dhe nuk e bëri. Për fat, gjithçka shkoi mirë gjithsesi”, tha ai për BT Sports.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›