Marini: Vllaznia skuadër e rregullt, e ariti qëllimin

Elton Marini i ftuar në Rubrika Sportive në RTSH ka shprehur mendimin për sfidën më të rëndësishme të javës së 4-t luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Vllaznisë. “Teuta mund të ketë bërë më shumë volum loje, por ishte një volum pa rezultat. Në një ndeshje ku portierët impenjohen shumë pak, nuk mund të themi që është nivel i lartë. Teuta duhet të bëj më shumë, sepse ende nuk janë ingranuar me ekipin lojtarët e rinj. Sa i përket Vllaznisë, duket një ekip më i mbledhur, më e rregullt në atë që kërkon në fund të 90 minutave. Mori atë që kërkonte”- ka thënë Elton Marini, ftuar në Rubrika Sportive në RTSH Sport.