Bucci: Italia e zhgënjyer nga moshapja e negociatave mes BE dhe Shqipërisë

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci ka shprehur zhgënjimin e vendit të tij që nuk mund të hapte negociatat mes Shqipërisë dhe BE. “Për ne si Itali ishte një zhgënjim fakti që nuk mundëm edhe njëherë tjetër të hapim negociatat” tha ai nga Shkodra.
“Italia ka qënë përherë pranë Shqipërisë, që nga fillimi. Kemi mbështetur hyrjen e vendit tuaj në unionin europian. Besoj se jemi gati dhe nuk duhet të dorëzohemi, sepse nuk është më një çeshtje nëse Shqipëria do të hyjë, por kur do të hyjë. Kjo është gjëja më e rëndësishme” tha zoti Bucci.
Ambasadori italian premtoi se “Ne do të vazhdojmë të punojmë, sepse besimi ynë është që brenda këtij viti do të çelen negociatta. Shqipëria i ka bërë detyrat që i kemi lënë vitet e kaluara. Është një problem dhe detyrë e unionit europian, jo më e Shqipërisë”.
“
Besoj se gjëja më e rëndësishme është të shkohet përpara e të hapen negociatat. Ky është prioriteti ynë. Nuk mundemi çdo herë të presim që të zgjidhen probleme, sepse do të ketë gjithmonë të tilla. Duhet të ecim përpara, nuk ka më vend për shfajësime” tha ambasadori italia në Tiranë.
Sipas tij “BE duhet të japë një sinjal të fortë, të hapen negociatat më Shqipërinë. Sepse në vitet e fundit, kërkesat e dy vendeve kanë shkuar bashkë”.
Për zotin Bucci “Eshtë diçka e lidhur me proçedurat që janë komplekse, e që parashikojnë çeljen e negociatave. Proçedurat janë të rëndësihme, por vullneti politik është më i rëndësishëm dhe është koha që BE të japë një sinjal të fortë për këto vende, e në mënyrë të veçantë për Shqipërinë”.
Duke vlerësuar hapat e hedhura nga Shqipëria ambasadori italianj në Tiranë tha se “Reforma në drëjtësi është si nja kantier, kantier i hapur. Po punojmë të gjithë. Eshtë e rëndësishme, e thellë që kërkon kohë si reformë. Ne si Itali jemi pranë Shqipërisë në këtë sfidë të reformës. Mbështesim qeverinë me ekspertët, kemi magjistarat italian, kontribuojmë financiarisht dhe bashkëpunojmë me BE dhe SHBA”.
Zoti Buzzi theksoi se “Eshtë një reformë thelbësore, pasi pa një drejtësi të fortë e që funksionon do të jetë e vështirë të luftojmë krimin e organizuar, trafikun, korrupsionin. Duhet të kemi të gjitha instrumentat për ti luftuar”.
“Prandaj ne mbështesim përpjekjet e qeverisë dhe të gjithëve, sepse në krahasim me vitet e mëparshme, apo kur nisi reforma në 2016, janë bërë hapa të rëndësishëm, por nuk mjaftojnë, duhet bërë më shumë përpara. Të kesh një drejtësi rezultative që funksionon është në interes të të gjithë shqiptarëve, edhe vetë forcave politike, mazhorancës apo opozitës. Apeli im është që të punojmë të gjithë bashkë, sepse kur punohet bashkë dhe ka kohezion politik, reformat mund të avancojnë shumë më shpejt” tha nga Shkodra ambasadori italian Fabrizio Bucci.