Buffon i gatshëm të luajë në miqësoren kundër Monacos
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i gatshëm të luajë në ndeshjen e sotme miqësore të cilën bardhezinjtë e zhvillojnë kundër Monacos.
Buffon ka munguar tre muaj si pasojë e lëndimit, ndërsa tani është rikuperuar plotësisht dhe pritet që të inkuadrohet në takimin miqësor, i cili do të zhvillohet para 20.000 tifozëve në stadiumin San Filippo.