Krishterët festojnë "Ujin e bekuar"
Besimi i krishterë ka kremtuar festën e ujit të bekuar. Kjo ditë simbolizon, shfaqjen e Jezusit, si Bir hyjnor i perëndisë, i cili u zhyt në ujërat e Jordanit për t'u pagëzuar. Riti, i cili përbën edhe një prej kremteve më të mëdha të kishës, nënkupton shenjtërimin e ujërave dhe pastrimin e tyre nga të këqijat.Festa e ujit të bekuar, sicc njihet ndryshe festa e theofanisë, kremtohet në çdo qytet të vendit. Sipas ritit fetar në shenjë simboli hidhet një kryq në ujëra të pastra, prej të cilit pijnë ata që besojnë në shenjtërimin e ujit. Por, në kryeqytet në pamundësi të një vendi të tillë, rituali ëhstë kryer pranë kishës ortodokse. Pas shërbesës së drejtuar nga Fort Lumturia e Tij kryepeshkopi anastasi, kryqi është hedhur në një enë, uji i së cilës është shpërndarë mes besimtarëve, të cilët besojnë në mrekullinë e tij.