E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon më shumë se një muaj jashtë loje

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, pritet të mungojë 40 ditë nga e mërkura që vjen, pasi që do t'i nënshtrohet një operacioni.

Buffon do të jetë portier i Juves në dy ndeshjet e rëndësishme, kundër Interit (të shtunën) dhe kundër Bayern Munichut (të martën), dhe më pas do të operohet.

"Tuttosport" njofton se portieri italian duhet ta trajtojë meniskun e gjurit të djathtë, ashtu që do të mungojë më shumë se një muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›