E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sergio: Zarate do lërë Tottin në hije

Vëllai dhe agjenti i Mauro Zarates, Sergio, thotë se argjentinasi planifikon të shënojë kundër Romës që ta lërë në hije kapitenin e Romës, Francesco Totti, në derbin e kryeqytetit të dielën mbrëma.

"Mauro më ka thënë se do të shënojë kundër Romës. Ai ëndërron që t'ua dhurojë tifozëve fitoren. Fjalët e Tottit? Zarate e heshti atë vitin e kaluar...".

"E gjithë familja do të jetë në stadium për të shikuar. Mauro dëshiron ta ngritë moralin e Lazios. Ai është i lumtur vetëm se i duhet të shënojë", ka thënë Sergio për "Il Corriere Dello Sport".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›