E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufi: Ndal shkurtimeve ne ALBPETROL

Kryetari i Komisionit te Veprimtarise Prodhuese, Ylli Bufi, i beri thirrje Kryeministrit Berisha dhe ministrit te Ekonomise, Tregtise Energjetikes, Genc Ruli qe te ndaloje reformen e shkurtimeve ne "Albpetrol". Duke iu referuar reformes se shkurtimeve ne sektorin e naftes ne Ballsh, deputeti socialist Bufi i cilesoi shkurtimet ne pune si politike dhe akuzon drejtuesit e kompanise se po mbajne ne pune militante te PD-se. "Reforma eshte bere ne baze te kritereve partiake, ndersa mbahen ne pune militante te 2005", vleresoi Bufi gjate nje komunikimi me mediat, lidhur me kete ceshtje. Madje, po ne kete linje, Bufi kerkoi nga qeveria transparence per reformen ne kete sektor. Njekohesisht, deputeti i kesaj zone shprehu shqetesim se "pas reformes ne kompanine ARMO, ka filluar largimi edhe i naftetareve nga kompania ALBPETROL. Ne, si opozite, nuk jemi kunder reformes se nevojshme qe duhet te kryhet ne keto kompani publike, por eshte shqetesues fakti qe po largohen nga puna nje numer i madh naftetaresh me eksperience 30-vjecare". Per kete arsye, Bufi kerkoi nga qeveria qe te nderprese menjehere largimin nga puna te naftetareve dhe te angazhohen per nje reforme transparente. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›