E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Papunesia ne fshat eshte e frikshme

Fondacioni "Qemal Stafa" organizoi dje nje tryeze, me teme "Zhvillimi i Tregut te Punes ne Sektorin Bujqesor". Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri, duke u ndalur ne kete ceshtje, vleresoi se "sot me shume se 50% e popullsise jeton ne fshat. Kjo mase e madhe njerezish qe jeton ne fshat eshte e detyruar te punoje, ose te mos punoje po ne kete mjedis, por gjithsesi te siguroje domosdoshmerisht jetesen ne nje menyre ose ne nje tjeter". Njekohesisht duke shpjeguar arsyet se pse vjen kjo gjendje, Tahiri theksoi se "ligji 7501, qe ka ndare token sipas perberjes familjare, pra hektare per fryme, i ka konsideruar keta njerez automatikisht te punesuar ne sektorin bujqesor. Dhe kjo eshte bere vetem per shkak te evidencave, per te rregulluar bilancin buxhetor dhe fondin e pensioneve e sigurimeve shoqerore". Sipas tij, ne keto 18 vjet vete toka bujqesore eshte zvogeluar me 280000 hektare ose e thene ndryshe eshte zvogeluar sa 7 here siperfaqja e Tiranes. Per kete arsye, Tahiri nenvizoi faktin se kjo ceshtje te gjeje edhe nje rregullim te detajuar ne programin e ardhshem te PS, rregullim qe do te hartohet vetem pasi te konsultohet me te gjithe ekspertet dhe grupet e interesit. Nga ana e saj, ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, deklaroi gjate fjales se saj se "vizioni yne i ri i zhvillimit te politikave te punesimit do te synoje dhe realizoje kalimin nga politikat pasive ne politikat aktive te punesimit, te cilat kerkojne zhvillimin te tregut te punes, uljen e papunesise, rritjen e pjesemarrjes ne pune. Ky kalim do t'i jape fund pozites pasive te institucioneve te punesimit ne treg, duke i liruar ato nga barret dhe rutina administrative". O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›