E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Bufi i kënetës plaçkitës folesh”, Rama ironi me Berishën: Specie shumë armiqësore ndaj diversitetit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tone ironike deklaratave të Sali Berishës në mbrojtje të SPAK duke, e cilësuar sërish liderin e opozites si “bufi i kënetës”.

Këtë herë, kreu i qeverisë ka zgjedhur të japë një shpjegim më të detajuar të këtij epiteti, duke e shoqëruar me  një video në rrjetet sociale.

Rama thekson se “bufi i kënetës” është një grabitës i folesë i cili përben rrezik edhe për shpendët shtëpiakë.

Ai shton se ky lloj shpendi jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve duke konsumuar edhe ato për të shuar urinë.

Sipas kryeministrit “bufi i kënetës” grumbullon pesticide dhe helme kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë.

Në postim kryeministri shton se ky shpend “plackitës folesh”konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›