E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani takon negociatorin e ri, në fokus të bisedimeve vijimi i dialogut Kosovë-Serbi

Presidentja Osmani ka zhvilluar takimin e parë me përfaqësuesin e ri europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Takimi u zhvillua në Mynih, ku Osmani po qëndron për Konferencën vjetore të Sigurisë.

“Diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit,  kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, tha Osmani.

Sorensen mori detyrën pak kohë më parë, pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçak, për të vijuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›