E Diel, 1 Nëntor 2026

Bufi në zyrën e Enverit: Mehmet Shehu është puçist si Beria

ISH-KRYEMINISTRI MEHMET SHEHU ME ENVER DHE NEXHMIJE HOXHEN

Takimi i parë në KQ pas mbërritjes së letrës nga Moska.

Me forcën dhe mjetet e Policisë Sekrete kërkon të likuidojë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë

Në përballjen e parë me Enver Hoxhën në zyrën e tij në KQ, Sokrat Bufi u mundua të argumentojë me qetësi tërësinë e akuzave që i kishte shkruar në letrën e adresuar nga Moska. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe dy ditë më parë në takimin me Manush Myftiun, ish-sekretarin e KQ për Ideologjinë. Fund e krye denoncimi i Bufit fokusohej te emri i ministrit të Brendshëm, që njëherazi ishte dhe anëtar i Byrosë Politike. Mehmet Shehu është karrierist e provokator si Beria i Bashkimit Sovjetik dhe punon të likuidojë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë. E tërë ligjërata e tij rrekej të sillte fakte e dëshmi për qëndrimin antiparti të Shehut. Duke veçuar disa syresh, Bufi përmendte praktikat e Shehut për të vënë organet e Sigurimit mbi ato të Partisë. Ka arritur deri aty, shpjegohej ai, duke iu referuar kohës kur kryente detyrën e sekretarit të Parë të Fierit, sa çdo procedurë për tu punësuar në një ndërmarrje, duhej patjetër të miratohej në Degën e Brendshme. Rast të paprecedentë vlerësonte Bufi braktisjen që Shehu i kishte bërë një takimi me veteranë të Mallakastrës, të cilët kërkonin ndërhyrjen e tij për trajtimin sipas meritave në luftë. Fakte të tjera që penalizonin ministrin e Brendshëm i përkisnin periudhës kur letërshkruesi studionte në Moskë. Aty kishte konstatuar se pjesa më e madhe e dokumenteve të Partisë me emrin e Enver Hoxhës që u shkonin për diskutim, nuk ishin të tijat, por materiale të përgatitura nga Mehmet Shehu. Sakaq, një kryeartikull i gazetës Zëri i Popullit për ditëlindjen e komandantit, shkruar nga Mehmet Shehu, sipas Bufit, mohonte rolin e Enverit në themelimin e Partisë dhe e trajtonte atë si një komunist të thjeshtë. Në fund të kronologjisë së provave të tilla, denoncuesi vinte në vëmendje të komandantit se për to kishte diskutuar në Moskë me Ramiz Alinë, Piro Kondin e Liri Belishovën, por asnjëherë nuk kishte gjetur mirëkuptimin e tyre.  Pavarësisht shpërfilljes me të cilën Hoxha duket se e ndjek  ligjëratën e Bufit, mënyra si reagon aty për aty nuk mund ta fshehë deri në fund paranojën torturuese të liderit të gjithëpushtetshëm, i cili pas vdekjes së Stalinit ka humbur qetësinë e zakonshme dhe bashkëjeton me makthin e dyshimeve vrastare. Gjithsesi, pozicioni ia do të qëndrojë autoritar e ti kundërvihet Bufit, madje edhe ta kërcënojë se me të tilla sjellje çonte ujin në mullirin e armikut për të përçarë partinë. Po si rrodhi deri në fund debati midis tyre atë mbrëmje tetori të vitit 53…

DOKUMENTI
ENVER HOXHA:(Mbasi e përshëndet, i drejtohet Sokratit) Çngjet kështu me ty more shoku Sokrat, çke ti?
SOKRAT BUFI: Ato që kam ia kam thënë Partisë.
ENVER HOXHA: Po si janë këto, se na duken  të çuditshme.
SOKRAT BUFI: Mua më ka bërë përshtypje të madhe kryeartikulli i shokut Mehmet mbi ditëlindjen tuaj.
ENVER HOXHA: Po pse çfarë ka atje?
SOKRAT BUFI: Ai duhej të fliste për rolin tuaj në tërë veprimtarinë e Partisë.
ENVER HOXHA: Shoku Mehmet ka thënë se unë kam qenë një nga shokët që kam ndihmuar në themelimin e Partisë, për organizimin e luftës dhe rindërtimin e vendit.
SOKRAT BUFI: Ju nuk keni qenë thjesht njëri ndër ata që themeluat e udhëhoqët partinë.
ENVER HOXHA: Aty nuk kemi vënë re ndonjë tendencë që Mehmeti të më nënvlerësojë mua dhe tia hipi Partisë mbi kokë.
SOKRAT BUFI: Atje nuk del açik që tia hipi Partisë…
ENVER HOXHA: Artikulli është në rregull, se është i gabuar miti i udhëheqësit…
SOKRAT BUFI: Kur kemi qenë një herë në raport para Byrosë Politike, u shtrua çështja e trajtimit të patriotëve (veteranëve të Luftës-shënim red.) Atë ditë njw grup i tyre erdhi nga Mallakastra direkt te Mehmet Shehu, por ai u ngrit nga karriklla me nervozitet dhe doli jashtë
ENVER HOXHA: Po në mbledhje ne lodhemi, dalim ndonjë minutë jashtë, pimë edhe ndonjë kafe. Mirë bënë ata njerëz që vanë te Mehmeti, pse të bëhej nervoz ai?
SOKRAT BUFI: Çështja e trajtimit të patriotëve na ishte ngritur në Fier përpara se të vinim këtu në Tiranë.
ENVER HOXHA: Është e drejtë që patriotët nuk janë trajtuar mirë.   Ti erdhe këtu e ngrite këtë çështje, Mehmeti shkoi piu ujë dhe u kthye, çfarë të keqe ka këtu?
SOKRAT BUFI: Unë kisha krijuar këto dyshime…
ENVER HOXHA: Po këto janë dyshime të sëmura. Apo si ato të tjerat kur thua se Mehmeti nuk ka folur mirë për metodat sovjetike, kur ka thënë se ato duhet me i adaptue sipas kushteve. Po si thua ti, si kuajt e Arabisë do të ecim ne?! Pse nuk i the aty shokut Mehmet nuk u shprehe mirë në këtë çështje, po vjen e na thua se është provokator?
SOKRAT BUFI: Unë thashë provokator për frazën që shprehu se BRSS është një kolkoz, që nga njëra anë ndërton komunizmin dhe në tjetrën tërheq demokracitë popullore. Në këtë drejtim na akuzojnë armiqtë e jashtëm, kështu duan ata ti interpretojnë lidhjet e BRSS me demokracitë popullore, sikur BRSS na tërheq ne me forcë në socializëm…
ENVER HOXHA: Mund të thoshje se kjo frazë duhej bërë ndryshe. Po të nisesh nga kjo e të thuash se Mehmeti është provokator, kjo nuk qëndron. Provokator na i bën. Kundra metodave sovjetike po, na i bën pro kulakëve, kërkon të errësojë rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë etj. Atëherë çdel nga gjithë kjo?…
SOKRAT BUFI: Kështu më ka qortuar edhe Liria (Belishova-shënim red.) në Moskë, por unë i thashë se i kam këto dyshime.
ENVER HOXHA: Pse i ke këto dyshime. Tek ty ka diçka që vuan.
SOKRAT BUFI: Gjithçka që kam pasur ia kam thënë Partisë.
ENVER HOXHA: Ne nuk mund ti kuptojmë nga ana tonë këto dyshime. Ti arrin deri aty sa të pyesësh çështë bërë me shokun Enver dhe dyshon se materialet e Partisë që u vinin në Moskë nuk i kishte shkruar komandanti, por Ramizi me Lirinë…
SOKRAT BUFI: Këto kanë ndodhur se në Moskë ne nuk kemi bërë jetë të shëndoshë partie, kërkonim sqarime dhe nuk na jepeshin.
ENVER HOXHA: Të tëra sqarimet që ke kërkuar shokët ti kanë dhënë. Ti ngul këmbë kur thua se këtë dokument nuk e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, atëherë  çkërkon të të thonë tjetër?
SOKRAT BUFI: Kjo është e fundit, për çështje të tjera nuk na jepnin shpjegime. Vdes Gotvaldi dhe sekretarja e organizatës (Liri Belishova-shënim red.)nuk vjen në mbledhje.
ENVER HOXHA: Atëherë kritikoje. Pse krijon situata të sëmura. Një diçka të tillë thua edhe për Xhakon (Ramadan Xhangolli, ish-student i Shkollës së Partisë në Moskë)…
SOKRAT BUFI: Kur ishte rasti i arrestimit të doktorëve sovjetikë (mjekëve të klinikës speciale-shënim) kishte tek ai lëvizje jo të zakonshme…
ENVER HOXHA: Të tërëve na bëri përshtypje të madhe arrestimi i tyre, se thamë shpëtoi udhëheqja e Partisë Bolshevike.
SOKRAT BUFI: Xhakua tha që ky dhe ky paraqiten mirë.
ENVER HOXHA: Tërë këta doktorë më kishin vizituar edhe mua dhe kur u përhap lajmi thashë si mu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›