E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon: Doja të largohesha, telefonata e Kontes më ndryshoi mendjen

conte buffonDy vjet më parë, Xhanluixhi Bufon kishte menduar seriozisht largimin nga Juventusi, por ishte një telefonatë e trajnerit Konte ajo që e bindi të qëndronte. Për herë të parë, portieri i kampionëve të Italisë tregoi këtë të vërtetë në një intervistë të publikuar dje në të përditshmen italiane sportive, La Gazzetta dello Sport.

Telefonata

Kur u fol për një largim të mundshëm të Kontes nga Juventusi, u frikësova shumë, sepse flitej çdo ditë për këtë çështje. Ai është vlera jonë e shtuar. Për ne prania e Kontes në pankinë është thelbësore, nëse do të largohej do të ishte një sakrificë e madhe”. Më tej 34-vjeçari zbulon se ishte pikërisht Konte ai që dy vjet më parë e bindi të vijonte karrierën me Juventusit. “Në maj të 2011 Konte më telefonoi dhe më tha gjëra të rëndësishme. Atë sezon gjatë fazës së dytë nuk u aktivizova për arsye dëmtimi dhe kur u ktheva në fushë nuk isha ai i pari dhe kokën nuk e kisha në vend. Mendoja se kishte ardhur momenti për tu larguar nga Juventusi. Pasi u takova me drejtuesit, u njohëm më mirë, madje ndryshuan edhe gjykimet e tyre për mua. Patëm maturinë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira, pas disa krisjeve që ndodhën në atë periudhë. Ajo telefonatë ishte shumë e rëndësishme, që nga ai moment jam më juventin se kurrë”.

Tevez-Pogba

Kapiteni i Juventusit jep edhe një vlerësim të sinqertë për Karlos Tevez: “Ai është i veçantë, kishin nevojë për një kampion të tillë. Flet pak, por punon shumë, ky është Karlitos. Nëse do të bëja një krahasim, ka forcën e këmbëve të Kasanos, pastaj ngjan edhe me Vuçiniç. Ndoshta është më pak kreativ, por shumë më tepër goleador”. Duke folur për lojtarë të veçantë, Bufon siguroi se Pol Pogba është një lojtar fantastik, i cili ka cilësitë për të patur një karrierë të jashtëzakonshme.

Objektivi

Objektivi i Juventusit për të fituar për të tretin vit radhazi Skudeton, sikurse është shprehur edhe kapiteni Xhanluixhi Bufon, do të një mision shumë i vështirë për tu përmbushur, por shifrat e armatës bardhezi i kallin datën çdo kundërshtari që kërkon tia rrëmbejë titullin. Dominimi i skuadrës së Antonio Kontes nis që më 7 prill të 2012, kur Zonja e Vjetër mposhti 2-0 Palermon dhe u ngjit në krye të klasifikimit për të mos e lëshuar më këtë pozicion. Kanë kaluar 506 ditë, më shumë se 16 muaj që formacioni i Kontes i sheh nga lart të gjithë rivalët e Serisë A. Në total janë 35 fitore, 7 barazime dhe vetëm 5 humbje në kampionat dhe asnjë skuadër nuk ka mundur të klasifikohet qoftë për një javë të vetme mbi kampionët e Italisë. Një sukses që i dedikohet trajnerit Antonio Konte, të cilin kapiteni Bufon e konsideron çelësin e suksesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›