E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja e Vjetër, prej 500 ditësh janë në krye të renditjes në Itali

juventus zonjaAshtu siç thotë Bufon, do të jetë e vështirë për Juventusin që të mund të fitojë tripletë kampionatesh. Megjithatë numrat e armatës bardhezi i fusin frikën kujtdo që kërkon tua marrë trofeun nga duart. Dominimi i Zonjës së Vjetër nisi më 7 prill të 2012-it, kur ata e mundën Palermon me rezultatin 2-0 dhe kalojnë në krye të klasifikimit, duke parakaluar Milanin. Që atëherë kanë kaluar 506 ditë, 16 muaj, duke i përjetuar si sundues dhe kanë kulmuar me suksesin e Marasit në mbrëmjen e së shtunës së kaluar. Në total janë 36 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje në 47 takime të luajtura në kampionat. Dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë aktualisht që të mund ti dalë para skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte. Pikërisht ai Konte, falë së cilit Juvja kaloi nga dy vende të shtata të dala, në dy tituj kampion radhazi në vitet e fundit. Në Serinë A trajneri puljez ka arritur që të marrë 51 suksese në 77 takime në total. Një galopim ai për titullin që nisi me fitore 4-1 dhe 2-0 ndaj Parmës dy sezone më parë, e atë të kaluarën dhe 1-0 në fushën e Sampdorias. Se sa mund të ketë pjesë të Kontes në këto suksese është herët për të folur. Por mjafton që të dëgjosh se çfarë rrëfejnë lojtarët e tij, që i janë nënshtruar seancave stërvitore masakruese. Por gjithashtu ata kanë marrë sigurinë se metoda e punës që aplikojnë sjell rezultate që pas Calciopoli-t, asnjë më parë si ishte afruar. Dhe duket se kjo gjë ende nuk ka mbaruar, duke pasur parasysh se uria e kësaj Juveje duket se është pambarim, edhe pse pasi ka arritur që të shkëlqejë në Itali mund të kërkojë që të ndriçojë tashmë në Europë. Dhe pikërisht, Liga e Kampioneve është ajo që i mungon Zonjës së Vjetër. Tani organizimi taktik i ndërtuar nga Konte bëhet gjithnjë e më solid. Ekipi luan përmendësh, lojtarët e dinë në mënyrë perfekte se çfarë duhet që të bëjnë në fushë. Juvja e tij është një lodër precize, hermetike në mbrojtje, si shkëmb në mesfushë dhe vrasëse në sulm. Pogba është zbulimi më i mirë i Kontes, një futbollist që nëse vazhdon me këto ritme do të bëhet në pak vite mesfushori më i mirë në botë. përveç mbrojtësve, që nga pikat më të forta të ekipit, lojtarët e krahut, Lishtsteineri dhe Azamoah, që shndërrohen edhe në sulmues, japin një ndihmë të madhe për të shkatërruar mbrojtjet rivale. Ngelet pak për të thënë për mesfushën, Pirlo- Vidal Markizio (Pogba), jo vetëm më të mirët e Italisë, por edhe në Europë. Ngelet për të punuar pak me sulmin, por me ardhjen e Tevezit ka dhënë shkëndijat e para.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›