E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon: Lipi te Juve? Nuk befasohem

“Një rikthim i Lipit te Juventusi? Me moshën time dhe me përvojën që kam në futboll, asgjë nuk më befason më”, tha Bufon. Pastaj portieri italian ka folur edhe për ndeshjen kundër Irlandës së Xhovani Trapatonit.

“Do të sulmojmë por me kujdes. Në këtë mënyë do t’i vëmë në vështirësi dhe nuk do të gjendemi të papërgatitur. Kualifikimi në Kampionatin Botëror është një gëzim i madh”, shtoi 31-vjeçari.

Në konferencën e gjatë për shtyp, numri një i Kombëtares axurre ka thurur lavde për trajnerin e Irlandës, Xhovani Trapatoni: “Një person i cili ka karakterizuar historinë e ekipit kombëtar, edhe pse në periudha të ndryshme suksesi. Si të gjithë trajnerët e rëndësishëm, fitoret e tij janë varur edhe nga skuadrat që ka stërvitur dhe nga përvojat e kaluara”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›