Bufon ëndërron Championsin, Conte i kënaqur me transferimet
Fillimi i sezonit të ri për Bufon vjen me një ëndërr të madhe që quhet Champions League. Portieri dhe Kapiteni i Juventusin kurrë nuk e ka fituar këtë trofe dhe është shprehur i gatshëm të bëjë gjithçka për ta fituar.
“Jam I gatshëm të jap tre ose katër vjet të karrierës sime vetëm të fitoj Ligëne Kampioneve. Arrita në finale dhe nuk munda ta fitojë është një gjë aspak e bukur. Askush nuk të dhuron asgjë në atë kompeticion” – tha Buffon.
Ndërkohë për ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias dhe për sezonin e ri që do të startojë ka folur edhe trajneri, Antonio Conte që është shumë i kënaqur nga blerjet e reja dhe premton sërish për një sezon të madh. Për strategun bardhezi të konsideruarit favorit nuk është gjëja e duhur pasi këtë sezon ka edhe kundërshtarë që kanë shpenzuar më shumë sesa Juventusi ndaj edhe gara për të fituar Serinë A do të jetë më e vështirë. Kampionët e Italisë sezonin e kaluar kanë humbur dy herë përballë Sampdorias ndërsa ai beson se gjithmonë ka një herë të parë.
“Në krye të Sampdorias është një mësues i madh si Delio Rosi. Do ta kemi shumë të vështirë në takimin e sotëm, por ne kemi punuara shumë për të përballuar të gjitha vështirësit që do hasim. Duam që të fitojmë tre pikë. Blerjet e reja? Jam i kënaqur nga puna e drejtuesve të skuadrës. Na pret një sezoni gjatë dhe i vështirë. Nëse do të arrijmë të fitojmë kampionatin për herë të tretë do ët jetë një sukses i vërtet” – përfundoi fjalën e tij Antonio Conte.
Trajneri i Juventusit pritet të luaj me këtë 11-she sonte (3-5-2): Bufon, Kielini, Bonuç dhe Brazajli, Pirlo, Pogba, Asamoah, Vidal Lishtejner, Tevez dhe Vuçiniç.