E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea blen Uillian, dështon pista Tottenham

Çelsi ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit sulmues të skuadrës ruse Anzhi, Willian. Skuadrës londineze do t’i kushtojë braziliani afro 30 milionë paund. 25-vjeçari, ishte pranë transferimit te Tottenhami, pasi iu nënshtrua testeve mjekësore te kjo skuadër të mërkurën. Por, Chelsea ka ndërhyrë dhe ka bërë lëvizjen të enjten, duke arritur marrëveshje me klubin rus dhe po ashtu marrëveshje personale me futbollistin për 24 orë.

Willian mbërriti në Anglis espe do ët transferohej te Totenham por Chelsea ndërhyri, ndërsa vet futbollistit I pëlqen ideja për të luajtur në Ligën e Kampioneve. Blutë ishin të interesuar disa herë për futbollistin që nga viti 2011.

Willian do të bëhet transferimi i tretë i madh i Chelseat këtë verë, pas sulmuesit gjerman Andre Schurrle dhe mesfushorit holandez Marco van Ginkel. Të premten, trajneri i Chelseat, Jose Mourinho kishte aloduar se Williani do të zgjedh Chelsean para Tottenhamit.Kur u pyet nëse braziliani ka zgjedhur t’i bashkohet Chelseat, Mourinho ka pohuar me kokë.

“Unë e di se çfarë do lojtari, kështu që në këtë moment nuk mund ta fshehim”, ka thënë portugezi.

Williani i është bashkuar Anzhit në janar të këtij viti nga Shakhtari i Donetzkut për një shumë prej 30 milionë paund.
“Nuk kam mundur të them shumë në konferencën e kaluar. Duhet t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja dhe të mundohem të jem i sinqertë, por në të njëjtën kohë të mundohem të fsheh ca gjëra. Jam i lumtur me skuadrën time, por të gjithë ne trajnerët themi se jemi të lumtur, por gjithmonë jemi të palumtur. Gjithmonë duam të shtojmë kualitet dhe kurrë nuk mbyllim derën që të shtojmë kualitet më tepër”, ka thënë Mourinho.
Me ardhjen e Willianit, Chelsea tani ka një numër të madh të lojtarëve me tipare sulmuese, si Eden Hazard, Oscar, Kevin De Bruyne dhe Schuerrle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›