Bufon optimist per Juven, Torres i Liverpulit ne dyshim
Ndeshja e madhe me Celsin e ka karikuar plotesisht Juventusin, qe synon me cdo kush te kualifikohet ne turin tjeter te Liges se Kampioneve. Juve eshte ngarkuar psikologjikisht, per te triumfuar ne kete ndeshje, qe te konfirmoje njekohesisht se i eshte rikthyer niveleve me te larta dhe arenes nderkombetare. Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon beson ne te vertete, se per te festuar fitoren e madhe, te shtunen ne mbremje, duhet pritur nata e ndeshjes. "Ne te gjithe jemi te lumtur, - shprehet portieri bardhezi. "Pas fitores qe shenuan ne ndeshjen derbi me Torinon, gezimi ishte i larte dhe atmosfera u be edhe me e ngrohte, nga tifozet tane. Ndeshja e radhes, ne Ligen e Kampioneve, per portierin bardhezi, eshte shume me teper e rendesishme. "Pas fitores ne derbi, ne jemi serish shtate pike larg kreut dhe kemi me pak shanse te fitojme titullin kampion ne Itali. Nuk kemi pasur shume kohe per te shijuar kete fitore, per shkak se presim te marten ndeshjen kunder Celsit. Kjo ndeshje, ne rast kualifikimi do te na gezoje pa mase. Me mbeshtetjen e tifozerise dhe te klubit, ekipi yen i ka mundesite, qe te shkoje me tej. Do te jete nje ndeshje e veshtire, pasi duhet permbysur rezultati i Londres," - thekson portieri.
Liverpuli do te vendose vone, nese do te aktivizohet apo jo qe ne fillim sulmuesi Fernando Torres, ndaj Real Madridit, ne ndeshjen e kthimit te Liges se Kampioneve. Torres demtoi gjurin, ne Bernabeu, ku ekipi i tij fitoi 1-0, ndaj "galaktikave". Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez beson se do t'i jape mundesine sulmuesit spanjoll, te aktivizohet, te pakten, ne pjesen e dyte te ndeshjes. Benitez u shpreh, pas stervitjes se djeshme: "Do te vendosim neser. Ai eshte stervitur gjate dy diteve te fundit." Ne seancen e fundit te stervitjes, para ndeshjes, do te vendosim perfundimisht per te." Benitez e perkufizoi gjithashtu 50 me 50, mundesine e aktivizimit te Alvaro Arbeloa, i cili kaloi disa probleme dhe i eshte nenshtruar stafit mjekesor.