Partizani, tifozet duan kualifikimin
Aranit Muraci
Tifozet e Partizanit deshirojne, te arrihen vetem fitore nga ana e ekipit te tyre. Kete te merkure ne 'Qemal Stafa" pritet nje numer edhe me i larte tifozesh, se ne cdo ndeshje tjeter, per te perkrahur ekipin qe te arrije nje kualifikim te mundshem, ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Te kuqte e Shpetim Duros jane mundur kete jave ne Durres, ne minuten e fundit te ndeshjes. Humbja i zhgenjeu tifozet, qe kishin shkuar deri ne Durres, per te mbeshtetur ekipin e tyre. Partizani eshte mundur 3-2 nga Teuta, ne minutat e fundit te ndeshjes. Te kuqte kaluan dy here ne epersi. Pavaresisht humbjes, Partizani i eshte larguar disi zones se ftohte. Te kuqte fale nje serie me rezultate pozitive, jane ngritur ndjeshem, duke lene pas tre ekipe. Aktualisht Partizani ka vetem tre pike me shume se vendi i parafundit, por te kuqte do te kene me shume ndeshje ne Tirane. Nga dita e djeshme trajneri i ekipit te Partizanit, Shpetim Duro po ben llogarite per ndeshjen e radhes ne kupe, ku fitorja do te ishte qershia mbi torte per tifozet. "Mbeshtetja e vazhdueshme e tifozeve e ka shtuar pergjegjesine e ekipit", - shprehet trajneri i Partizanit. "Kualifikimi do te jete shume i veshtire. Kemi perballe Flamurtarin, nje ekip relativisht te forte. Humbja ne ndeshjen e pare e ben edhe me te veshtire kualifikimin, por eshte e vetmja alternative", - perfundon Duro. Partizanit i mungon nje trofe, prej pese vitesh. Te kuqte synojne te shkojne deri ne finale, per te shpresuar ne nje bilete evropiane. Ne rast se Partizani do te arrije te kualifikohet me Flamurtarin, shanset per te arritur finalen, do te shtohen. Tifozet dhe ekipi jane nje, ne kete moment te veshtire. Partizani, pas ecurise pozitive ne ndeshjet e ketij viti, i ka veshtiresuar serish pozitat ne fund te klasifikimit. Te kuqte synojne jo vetem te largohen nga zona e ftohte, por edhe t'i shpetojne nje here e mire vendeve te "play-off"-it. Perballe Flamurtarit, pritet nje numer rekord nga ana e tifozeve te Partizanit, ne mbeshtetje te ekipit te tyre. Gjate fazes se dyte, organizimi i vecante i tifozeve te zjarrte te ketij ekipi, tregoi se parate nuk jane gjithcka ne futboll.