E Diel, 1 Nëntor 2026

Bugajski Fusnota demtuese ve ne pikepyetje statusin

SHKUP ndash Marreveshja do ta sjelle qeverine e Kosoves ne forumet nderkombetare me Serbine. Por ane negative mendoj se eshte kjo fusnota e cila eshte potencialisht demtuese thote Janush Bugajski nga Qendra per Studime Strategjike dhe Nderkombetare me seli ne Uashington ne nje interviste dhene Radios Evropa e Lire.

Ceshtje aktuale eshte marreveshja ndermjet Kosoves dhe Serbise per perfaqesimin e Kosoves me fusnote ne takimet rajonale dhe nderkombetare. Opozita ne Kosove eshte shume kritike per kete marreveshje e cila nga ana tjeter eshte mirepritur nga komuniteti nderkombetar perfshire Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Sipas jush a eshte kjo marreveshje dicka qe do ta demtoje Republiken e Kosoves

Besoj se marreveshja mund te shikohet ne dy menyra pozitivisht dhe negativisht. Pozitivisht ndash se ajo do ti mundesoje qeverise se Kosoves per te marre pjese ne forumet nderkombetare me Serbine. Kjo eshte shume e rendesishme per Kosoven pasi eshte pjese e nismave rajonale dhe organizatave nderkombetare.

Megjithate ane negative mendoj se eshte kjo fusnote e cila eshte potencialisht demtuese pasi nese e shikoni terminologjine ajo aktualisht e ve ne pyetje statusin e Kosoves meqe thote se statusi final nuk eshte i paragjykuar qe mund te nenkuptohet se eshte i pazgjidhur.

Une mund ta paramendoj nje situate ku Serbia do te vazhdoje ta sfidoje Kosoven duke e theksuar kete marreveshje duke theksuar se me nuk quhet Republike ne keto forume nderkombetare dhe duke deklaruar se perfundimisht kerkohet zgjidhje. Pra shoh probleme te ardhshme si pasoje e kesaj marreveshjeje dhe nuk jam i befasuar me kundershtimet ne Prishtine ndaj fusnotes dhe heqjes se termit Republike.

Por aty po ashtu gjendet edhe mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves...

Po por nuk thote se kjo marreveshje e njeh pavaresine e Kosoves. Ajo thote se nuk e paragjykon statusin e Kosoves dhe nese ju nuk e paragjykoni statusin kjo nenkupton se eshte status i pazgjidhur megjithqe me te vertete statusi eshte i zgjidhur pasi pavaresia eshte deklaruar dhe ajo eshte njohur nga afersisht 90 shtete.

Marreveshja e ve ne pyetje perseri legalitetin e pavaresise se Kosoves duke thene se paragjykon. Me fjale te tjera nese dicka nuk paragjykohet logjikisht do te nenkuptohet se nuk eshte zgjidhur. Ky eshte pozicioni i qeverise se Serbise prej fillimit.

Ne pergjithesi opozita ne Kosove eshte shume kritike per gjithe procesin e dialogut me Serbine me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian duke thene se keto biseda po e ndihmojne Beogradin per te arritur statusin e kandidatit ne Bashkimit Evropian. Qeveria i mbron bisedimet duke thene se do ta ndihmojne rrugen e Kosoves ne integrimin evropian dhe levizjen e lire. Si e vleresoni ju kete dialog

Mendoj se dialogu ndermjet Kosoves e Serbise eshte i rendesishem dhe cdohere duhet te kete dialog. Por dialogu duhet te kete rezultate te caktuara nga te cilat perfitojne te dy palet. Pasi Serbia qartazi po perfiton nga dialogu meqe duket se tash do ta kete statusin e kandidatit per BE shtrohet pyetja se cka po fiton Kosova

Ne rregull ka fituar perfaqesim potencial ne organizata nderkombetare dhe forume por ende nuk ka nje plan drejt kandidatures per ne BE drejt nje statusi ne BE. Shpresojme se kjo do te zgjidhet me vone kete vit. Me fjale te tjera qe Kosova te levize nga te qenit subjekt i BE-se nen misionin EULEKS te kandidatura ose aspiranti potencial per anetaresi ne BE.

Nuk mendoj se kjo do te arrihet ne bisedimet me Serbine por sigurisht qe duhet te kete biseda me Bashkimin Evropian per te ardhmen e vendit. Ne te kunderten ju do te mbeteni ne kete situate te paqarte ndersa Serbia levize perpara.

Serbet ne pjesen veriore te Kosoves ende nuk e njohin pavaresine e Kosoves dhe institucionet e Kosoves. Poashtu kishte edhe referendum per kete ceshtje. Qeveria e Kosoves dhe komuniteti nderkombetar thone se atje operojne struktura paralele te Serbise dhe se kjo duhet te ndalet. Cka mendoni a ekziston ndonje mundesi per integrimin e ketij komuniteti brenda institucioneve te Kosoves ashtu sic ka ndodhur me serbet qe jetojne ne pjeset e tjera te Kosoves

Besoj se statusi i veriut te Kosoves mund te zgjidhet dhe duhet te zgjidhet gjate bisedave me Serbine me presion me te fuqishem te BE-se dhe te Shteteve te Bashkuara. Nese ka pasur presion ndaj Kosoves per te bere kompromis per emer ne perfaqesimin ne strukturat rajonale atehere duhet te kete presion ndaj Serbise per ti terhequr te gjitha strukturat paralele nga Kosova dhe ta pranoje integritetin e plote politik dhe administrativ te Kosoves si nje shtet. Mendoj se tash duhet te kete presion te njejte ndaj serbeve sic pame presion ndaj kosovareve gjate disa javeve te kaluara.

Ju e permendet nje status per pjesen veriore.Cka do te thote kjo sipas jush

Beogradi dhe serbet lokale per momentin kane arritur ne nje konkluzion se cfaredo bisede per ndarje do te krijonte probleme te medha per kandidaturen ne BE. Si rezultat i kesaj ata tash po flasin per autonomi status special po e shtrojne modelin e sistemit dy-entitetesh ne Bosnje... me fjale te tjera po shikojne per cfaredo lloj formule sipas se ciles komunat veriore nuk do te ishin pjese e autoritetit te qeverise ne Prishtine.

Cfaredo vendimi i tille mendoj se do te jete i keq pasi do te krijoje nje konflikt te ri ndermjet veriut dhe pjeses tjeter te vendit dhe do ta lejonte Serbine te vazhdoje te ushtroje presion ndaj Prishtines. Per kete arsye mendoj se keto kater komuna duhet te integrohen plotesisht ne shtetin e Kosoves. Kjo duhet dhe do te jete teme e bisedimeve gjate muajve te ardhshem.

A eshte kjo e mundshme me planin Ahtisari

Plani Ahitsari nuk eshte i implementuar plotesisht pasi sic themi ne per tango nevojiten dy vete. Te drejta te zgjeruara minoritare dhe decentralizim te zgjeruar jane te perfshira ne planin Ahtisari por ato nuk jane pranuar dhe autoritzuar nga autoritetet e veteshpallura ne veri te Kosoves.

Derisa plani Ahtisari te mos zbatohet ne gjithe Kosoven ne menyre Kushtetuese dhe ne baze te ligjeve te tjera atehere Kosova ende nuk do te operoj plotesisht sipas marreveshjes se planit. Plani duhet te implementohet ne gjithe vendin jo vetem ne nje pjese te tij.

Zoti Bugajski ka pasur raporte se Shtetet e Bashkuara do ti terheqin disa ushtare nga Evropa. Kjo eshte pranuar me shqetesim ne Kosove. Si e shihni ju pranine e ardhshme ushtarake dhe politike te Shteteve te Bashkuara ne Kosove

Tash per tash mendoj se Uashingtoni ka deklaruar se prania e trupave amerikane ne Kosove do te vazhdoej. Do te kete terheqje te trupave amerikane nga Evropa Perendimore e vecanerisht nga Gjermania dhe Italia.

Llogaritet se kjo nuk do te krijoje vakuum te sigurise dhe se Shtetet e Bashkuara ne cfaredo rasti mund te kthehen nese eshte nevoja. Nuk eshte i nevojshem numer i madh i trupave ne Kosove. Ajo qe duhet eshte prania e trupave amerikane me potencial per pergjigjje te shpejte hyrje te shpejte ne rast te ndonje problemi te madh ndonje konflikti te brendshem.

Por ndonje lloj i ketille i konfliktit ne Kosove ndoshta nuk do te zgjidhet lehte nga ushtaret e NATO-s ose trupat e SHBA-ve. Mendoj se ajo qe duhet eshte nje force shume me e fuqishme ne Kosove per te parandaluar trazira per tu angazhuar ne kontrollin e mases parandalimin e ndonje sulmi kunder civileve. Pra nje force e ketille nevojitet.

Mendoj se forca e brendshme e Kosoves duhet te permiresohet te rritet dhe te behet me efektive. Kuptohet se trupat e Shteteve te Bashkuara do te jene te pranishme por nuk eshte e nevojshme qe ato te jene te pranishme ne forme masive.

Sic u theksua deri tash Kosoven e kane njohur 88 shtete. A eshte ky numer i vogel ose i mjaftueshem kater vite pas Deklarates se Pavaresise

Besoj se numri duhet te ishte me i larte. Nuk mendoj se vecanerisht ne fazat e para eshte bere mjaft nga Uashingtoni ose Brukseli per te mbledhur njohje jashte Evropes vecanerisht ne boten arabe dhe me gjeresisht ne ate myslimane.

Nuk mendoj se vete qeveria ne Prishtine ka bere mjaft ne vitin e pare qe te arrije njohje. Por kuptohet se politika e Serbise e vecanerisht gjate kater viteve te pavaresie eshte qe te parandalohen vendet nga njohja e Kosoves.

Numri 88 pas kater vitesh supozoj se eshte nje arritje por do te pritja qe ky numer te jete se paku 100 deri tash. Mendoj se angazhimi per njohje duhet te shtohet tash me pjesemarrjen ne grupimet rajonale. Prishtina duhet te beje presion per kete ceshtje qe ti binde kryeqytetet e tjera se tash eshte me teper e njohur gjeresisht ne Evrope dhe ne rajon se qe ishte me pare.

Marre nga Evropa e Lire

shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›