Deshmia Automatikun ia dhashe Llupos me 21 Janar
TIRANE-Agim Llupos nuk i ka mjaftuar vetem automatiku i tij MP-5A2 por ne ngjarjen e demostrates se 21 janarit ia ka mare dhe armen e njerit prej vartesve te tij efektivit te Gardes se Republikes Perparim Bashukaj. Shkak i kesaj eshte bere bllokimi i automatikut personal te Llupos dhe per pasoje ai ka kerkuar menjehere nga vartesi i tij Perparim Bashukaj armen personale te tij. Me automatikun model MP-5A3 eshte qelluar disa here ne ajer. Fakti qe arma ka qelluar ka dale nga ekspertimi balistik i saj ne laburatorin shkencor nderkohe qe fakti qe provon se Llupo ka qelluar me kete arme del nga pamjet filmike dhe nga deshmia e Perparim Bashukaj te dhene ne prokurorine e Tiranes. Gjate deshmise se tij Bashukaj tregon se i arrestuari Agim Llupo gjate demostrates se dhunshme i ka kerkuar atij armen per te qelluar ne ajer pasi sic ai i bente me shenje arma e tij ishte bllokuar. Ai ka pranuar tia jape automatikun e tij me te cilin Llupo ka hapur zjar disa here dhe me pas ia ka kthyer serisht pas cbllokimit te automatikut te tij personal. Nderkohe qe per sa i perket dy vrasjeve te Hekuran Dedes dhe Ziver Veizit qe prokuroria mendon se jane kryer nga gardisti Llupo ato jane kryer me armen e tij personale MP-5A2. Fakti se Llupo ka qene i armatosur me dy arme sipas burimeve provohet dhe nga pamjet filmike te cilat qartesojne efektivin e gardes qe ne njerin nga supet e tij ka te varur nje automatik tjeter. Kjo rendon akoma dhe me teper pozicionin e efektivave te Gardes se Republikes te cilet ne 21 janar ishin armatosur me teper sic parashikonte plani i masave te bere nje dite me pare nga vete kreret e repartit te Gardes se Republikes. Momentalisht i akuzuari per vrasjen e demostruesit nga Gjirokastra Ziver Veizi Agim Llupo dyshohet se ka qelluar me armen e tij dhe ne drejtim te dy demostruesve te tjere Aleks Nikaj dhe Hekuran Deda. Per keto dy vrasje prokuroria e Tiranes vendosi te zgjase hetimin deri ne 8 maj te ketij viti per gardistin Agim Llupo me argumentin se nevojiten kryerja e disa ekzaminimeve balistike.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com