E Diel, 1 Nëntor 2026

Buhler Bisedimet Prishtine- Beograd zgjidhje per situaten ne veri

Veriu i Kosoves kerkon zgjidhje politike dhe jo veprime ushtarake. Keshtu u shpreh ne konferencen e pare per media qe prej marrjes se detyres Komandanti i ri i KFOR-it Erhard Buhler. Ai tha se KFOR-i eshte i gatshem te ndihmoje policine e Kosoves dhe ate te EULEX-it per te mos lejuar pershkalllezimin e situates ne veri te vendit ndersa shtoi se zgjidhja e problemit te Mitrovices duhet te behet permes dialogut i cili duhet te nis sa me pare.

Situata e sigurise atje eshte e komplikuar. Ne fakt situata ne pergjithesi nuk mund te kete nje zgjidhje vetem me angazhime ushtarake.Une kerkoj dhe i bej thirrje politikes qe te filloje dialogun dhe ti zgjidhe keto ceshtje. Sa i perket KFOR-it ne jemi te perkushtuar dhe po punojme shume qe te kete nje gjendje me te mire ne veri u shpreh Erhard Buhler Komandati i KFOR-it.

Duke folur per strukturar paralele qe veprojne ne veri kreu i KFOR-it tha se duhet te priten rezultatet e bisedimeve Prishtine-Beograd e pastaj te vendoset si te veprohet per shperberjen e tyre.

Ceshtja e strukturave paralele eshte e rende dhe ketu nuk behet fjale vetem per Rezoluten 1244 por kjo ceshtje eshte politike. Sic e dime dialogu Prishtine - Beograd pritet te filloje shpejt dhe ne fillimisht jemi duke pritur keto bisedime dhe me pas te flasim per veprime te tjera tha Erhard Buhler Komandati i KFOR-it.
Vleresimet e ardhshme politike dhe situata e sigurise do te jene percaktuese per reduktimin e numrit te ushtareve te KFOR-it ne Kosove tha Buhler.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›