E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamentaret e rajonit ne Prishtine

Ka nis punimet ne Prishtine Samiti i kryetareve dhe perfaqesues te Komisioneve te Jashtme Parlamentare te vendeve te Evropes Juglindore. Kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi me kete rast tha se ky Samit po zhvillohet ne nje kohe kur realiteti ne rajon ka ndryshuar me ligjshmerine e pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise si dhe miratimit te Rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Pas opinionit pozitiv te GJND-se dhe rezolutes per Kosoven ne AP te OKB-se eshte krijuar nje rrethane e e re avancuese dhe shpresojme qe kete do ta shfrytezon edhe BE qe ta njoh realitetin e ri ne Kosoves dhe te kontribuojne e shpejtojne me angazhimet e tyre integrimin e te gjitha vendeve te rajonit ne BE dhe ne kete rrafsh edhe Kosoven tha Jakup Krasniqi Kryetar i Kuvendit te Kosoves.

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Shqiperise Fatos Beja ka diskutuar per ri-aktualizimit te projektit per krijimin e Schengenit Ballkanik qe sipas tij pervec levizjes se lire te qytetareve ne mes shteteve do te krijonte kushte te favorshme per investime serioze ne rajon.

Une do te mendoja se levizja e lire e qytetareve tane ne vendet tona pra koncepti i nje Schengeni Ballkanik do ta nxiste shume nje klime favorizuese per projekte rajonale me dobi per te gjithe u shpreh Fatos Beja Kryetare e Komisionit per Politike te Jashtme ne Parlamentin e Shqiperise.

Ky Samit do te permbyll punimet gjate pasdites ku do te dilet me nje deklarate te perbashket te vendeve pjesemarrese. Ne kete samit po marrin pjese perfaqesues nga Shqiperia Maqedonia Turqia Bulgaria Kroacia dhe Mali i Zi.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›