E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buja merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, udhëtoi sot për në Britaninë e Madhe, me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, David Willetts, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum).

Në këtë forum dy ditor, në të cilin do të marrin pjesë ministrat e arsimit nga të gjitha vendet e botës, temë bosht do të jetë politikbërja e arsimit në aspektin e cilësisë. Në forum do të diskutohet edhe për sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet arsimi.

“Ministri Buja po ashtu do të marrë pjesë edhe në Ekspozitën e Teknologjisë së Arsimit (British Educational Training and Technology Shoë- BETT)”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga MASHT.

Gjatë vizitës në Londër, ministri Buja do të ketë takime me ministrat e arsimit të shteteve më të zhvilluara, për të këmbyer përvojat e sistemeve më të avancuara ndërkombëtare të arsimit dhe njëkohësisht për të lobuar për njohje të reja për vendin. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›