E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshëndesin takimin e paralajmërur Nikoliq - Jahjaga

Raportuesit e Parlamentit Evrpian për Serbinë dhe Kososën, Jelko Kacin dhe Ulrike Lunaçek, përshëndetën takimin e paralajmëruar të presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, sepse do të përmirësojnë situatën në rajon dhe do të jetë parakusht për progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që nënkupton marrjen e datës për fillimin e negociatave.

Kacin ka thënë se çdo takim i zyrtarëve më të lartë i kontribuon vendosjes së mirëbesimit dhe të marrëdhënieve nomale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Danas”.

Siç transmeton RTK, Kacin ka shfaqur shpresën se ky takim do të jetë “kthesë në qasjen e çështjeve rajonale te Nikoliqi, i cili mund të kontribuojë edhe më shumë në pajtimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”,

Ndërsa Ulrike Lunaçek thekson se “fuqishëm mbështet takimin e presidentëve të dy shteteve – Serbisë dhe Kosovës”.

Suzana Grubjeshiq, zëvendëskryeministre e Qeverisë serbe, e ka konfirmuar me rastin e vizitës së saj në Bruksel se Nikoliq do të takohet me Jahjagën, por nuk ka mundur të thotë datën e takimit, raporton kjo gazetë./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›