Bujar Nishani, Nje vit ne detyre te fton vetvetiu per bilanc.
Institucionet e tjera, Qeveria, Parlamenti, Kontrolli i Shtetit etj., bejne periodikisht bilance pune. Per shkak te interesimit te drejtperdrejte te njerezve, pra per shkak te afersise me perditshmerine e individeve, rrjedhimisht edhe te mediave, bilanci i punes se ketyre Institucioneve eshte dicka qe duket, dicka relativisht e prekshme, dicka, ne nje fare menyre, e matshme.
Me Presidentin eshte ndryshe. Presidenti, per vete natyren e shumanshme te punes qe ka apo detyrave te llojeve nga me te ndryshmet qe zbaton, duke qene larg perditshmerise se shtetasve dhe projektoreve te mediave, “punon ne heshtje”.
Nuk ekziston, menyre apo kriter per te matur volumin e punes se Presidentit. Numri i takimeve, bisedimeve, negocimeve, dekorimeve, pritjeve, mbledhjeve, ne vetvete, nuk tregon kushedi se cfare lidhur me volumin real te punes se kryer. Sepse rezultatet e punes sone, te shumtat e heres, nuk vijne ne menyre te drejtperdrejte dhe aty per aty, por terthorazi dhe pas nje kohe. Ne keto kushte, e vetmja gje qe mund te bejme ne kete drejtim eshte nje veshtrim i pergjithshem i vitit qe lame pas. I puneve qe beme ose nuk beme, i beme mire, jo dhe aq mire, apo keq.
Pare ne teresine e vet pra, ajo qe permbledhtas mund te them me siguri eshte nje konstatim i kenaqshem;
Pa zhurme, pa buje, i siguroj te gjithe se Presidenti punon cdo dite, dhe
punet nuk na kane vajtur keq.
Gjate vitit qe shkoi, une, ndihmesit e mi, administrata e Presidentit, jemi kujdesur vazhdimisht qe qellimin final te punes sone, zbatimin e detyrave tona kushtetuese, vigjelimin e Kushtetutes, bashke me gjithcka tjeter qe ky vigjelim permbledh, qenien ne korrent te vazhdueshem me punen e institucioneve kushtetuese, duke vazhduar me ceshtjet rutinore, problemet, pengesat, veshtiresite e punes, i kemi kryer me se miri. E kemi arritur kete duke punuar me perkushtim, ndershmeri, seriozitet.
Natyrisht qe ekziston e mrekullueshmja dhe e pacmuara “Liri e Shprehjes”, dhe mjetet qe e mundesojne, Mediat. Qe flasin, shkruajne, komentojne, madje edhe “sajojne”. Me perjashtim te trilleve, qe mediave u uroj te bejne gjithmone e me pak ne sasi dhe gjithmone e me keq ne cilesi, sa kohe nuk shkelin ligjin, te gjitha te tjerat i bejne mire.
Me pak fjale, mes punes sone, dhe telasheve qe natyrshem ka nje vend qe sapo ka hyre ne normalitet nga nje diktature e eger, ja kemi arritur qe gjate vitit qe shkoi, liria, ose si e thote aq bukur nje i ditur; “ky fryt me rritje te shpejte” te vazhdoje te hedhe rrenje thelle e me thelle.
Gjate ketij viti pune Shqiperia beri rruge te pakthyeshme, ne konsolidimin e institucioneve, pavaresine e tyre, harmonizimin e punes mes tyre.
Viti qe shkoi ishte nje vit i ngjeshur me evente te shumellojshme prej te cileve po vecoj dy. Njeri ishte madhor; Festimet me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise.
I dyti teper i rendesishem ishin Zgjedhjet Parlamentare.
Njeri nder dallimet esenciale mes diktatures dhe demokracise eshte se ne diktature dihet kush do t’i fitoje zgjedhjet ende pa u bere, ndersa ne demokraci jo.
Rezultatin final te zgjedhjeve qe sapo beme nuk qe ne gjendje ta parashikonte askush. Absolutisht asnje sondazh, asnje prognoze, asnje analist, asnje ekspert.
Rezultati final i ketyre zgjedhjeve, surprizoi skajshem njelloj te gjithe; palet ne gare elektorale, analistet, fituesit, humbesit.
Ky fakt i thjeshte dhe i qarte provon katerciperisht se gjate vitit qe shkoi institucionet funksionuan mrekullisht.
Shqiptaret ia arriten t’i kapercenin veshtiresite, t’i perballonin sfidat, ta rritin
shpresen per te ardhmen, ta shtojne besimin tek vetja, nga brenda, dhe sigurisht edhe reputacionin e mire te Shqiperise ne syte e botes, me te gjitha te mirat qe dihen dhe avantazhet qe priten.
Gjate ketij viti pune, ne, une, ndihmesat e mi dhe e gjithe administrata e Presidences, natyrisht nuk u kujdesem vetem per festimet e 100 vjetorit dhe mbarevajtjen e zgjedhjeve, dhe as nuk u morem vetem me dekorime, pritje dhe vizita. Beme edhe shume pune te tjera. Per mbarevajtjen e institucioneve, kompaktesimin e tyre, zgjerimin dhe permiresimin e marredhenieve nderkombetare, dhe plot te tjera.
Gjate ketij viti pune ja arritem me se fundi qe rrugen drejt progresit te mos e masim me perballime eksesesh te bujshme dhe rreziqesh katastrofike, por thjesht me ndarje kompetencash dhe kryerje punesh. Nga ky kendveshtrim, viti qe kaloi nuk ishte vit kategorizimesh tashme te zhvleftesuara, vit i mbare, vit i mbrapshte, vit suksesesh, vit humbjesh. Ishte nje vit si shume te tjere qe do ta pasojne, ishte nje vit pune.
Gjate ketij viti pune, kam bere punen time, ashtu si kam kerkuar prej gjithkujt te beje punen e vet.
Arritjet e Shqiperise qe po perparon dita-dites nuk me perkasin as mua
dhe askujt.
Arritjet jane merite e te gjithe shqiptareve, sherbetor i perunjur i te cileve, une Presidenti i Republikes se tyre demokratike dhe pluraliste, jam.