E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Muaji i pare i piktorit, revansh e mashtrim Rozeta Rapushi



Kryeministri, Sali Berisha, akuzoi ashper dje politiken qe po ndjek kreu socialist, kryeminister i ardhshem Edi Rama, qe pas fitores ne zgjedhjet parlamentare. Sipas Berishes, vetem ne nje muaj nga zgjedhjet, piktori i deshtuar, vetem ka mashtruar. Madje Berisha renditi edhe te gjitha revanshet qe sipas tij Rama ka bere gjate ketyre diteve. “Revansh, urrejtje dhe mashtrim muaji i pare i piktorit te deshtuar Kryeminister! Te dashur miq, kaloi mbi nje muaj nga dita qe piktori i deshtuar Edi Rama ngriti zyren e tij te kryeministrit te zgjedhur ne seline mavi. Veprimtaria nje mujore e kryeministrit te zgjedhur mund te permblidhet ne mohim te premtimeve anti-globaliste me te cilat mori voten dhe revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeminister i zgjedhur dhe deklarimi i qeverise se vendit si qeveri kujdestare apo qeveri ne detyre dhe mandat 4.3 vjet per vete”, - komentoi dje ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Berisha. Sipas tij, po gjate ketij muaji, kreu socialist ka bere revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidences, Prokurorise, KLD-se, pushtetit gjyqesor. Por lista e kritikave te Berishes ndaj Rames, nuk mbaron me kaq. “Revansh anti-shtet ndaj administrates publike. Hapja e tenderit per fshesen ne administraten publike dhe vendosja si kryefshesare e kusherires Koleka. Paraqitja e nje kabineti shume me te madh ne portofole se sa vende, 20 apo 30 here me te medha se Shqiperia”, - vijoi Berisha. Ai shtoi se Rama po ben perpjekje per te bllokuar me cdo kusht transparencen e mandateve te droges dhe krimit. “Ky eshte ndryshim por jo ai per te cilin votuan shqiptaret, por ai qe solli piktori i deshtuar ne muajin e tij te pare. Perpara kunder revanshit dhe mashtrimit”, - perfundon postimin e tij Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›