E Martë, 3 Nëntor 2026

Bujqësi, Shqipëri – Portugali synojnë forcimin e bashkëpunimit

Shqipëria dhe Portugalia synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti të martën në një takim kryebashkiakun e Portos, Rui Moreira. 

Ministrja Denaj tha se ky bashkëpunim synon rritjen e pranisë së produkteve shqiptare në tregjet portugeze dhe përfitimin nga eksperienca e suksesshme e Portugalisë në ngritjen dhe operimin e sistemit të sigurimit të fermerëve dhe të prodhimit

Denaj dhe Moriera u shprehën se ekziston një vullnet dypalësh për rritjen e marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Në vitin 2023 eksportet shqiptare shkuan në vlerën 213 milionë lekë, ndërsa importet nga Portugalia ishin afërsisht 1.6 miliardë lekë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›