E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujqësia dhe dashuria për tokën – Besnik dhe Durime Murataj nga Piskova të përkushtuar në vreshtari

Mes rreshtave të vreshtave në Piskovë, puna nis herët dhe mbyllet vetëm kur dita perëndon.

Besnik dhe Durime Murataj janë një çift që i janë përkushtuar prej vitesh punës në bujqësi.

Aktualisht ata po merren me krasitjen e vreshtave, një proces i domosdoshëm për mbarëvajtjen dhe prodhimtarinë e rrushit në sezonin e ri.

“Puna ka rreth një muaj që ka filluar me krasitjen dhe tani jemi në periudhën e lidhjes. Lagështia ka bërë efektet e saj dhe jemi pak pas me punët. Pas krasitjes vreshti do një spërkatje dimërore. Problemi më i madh i joni është shitja. Ne marrim rreth 6-7 milion lekë të vit, hiq këtu 3 milion shpenzime.” U shpreh për RTSH fermeri Besnik Murataj.

Durime Murataj, e cila punon krah për krah me bashkëshortin, tregon se me kalimin e viteve ka mësuar të gjitha proceset e punës në vreshta, nga krasitja deri te mirëmbajtja dhe vjelja.

Për Besnikun dhe Durimen, bujqësia nuk është thjesht një burim jetese, por një mënyrë jetese që kërkon sakrificë, përkushtim dhe dashuri për tokën.

Gazetare: L. Koçiu           

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›