Bujqësia në Mat, banorët ankohen për vaditjen
Mungesa e sistemeve vaditëse dëmton prodhimet bujqësore në Mat. Fermerët shprehen se për shkak të thatësirës ata janë të detyruar që të ujisin parcelat e tyre me mjete primitive.
Sipas fermerëve duhet ndërhyrje urgjente në veprën vaditëse të Klosit në mënyrë që të stabilizohet situata.
Për shkak të thatësirës së hershme edhe bujqësia mund të thuhet se po kalon një kohë krize. Fermerët nuk kishin parashikuar që edhe në pranverë të kishin nevojë për të ujitur parcelat e mbjella.
Shumë toka bujqësore, banorët e luginës së Matit detyrohen ti lënë djerrë, vetëm për mungesë të sistemit ujitës.