E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë në Kodër Kamëz, banorët kërkojnë ujë dhe rrugë

Mungesa e ujit dhe problemet e rrugës kanë ngritur në protesta banorët e lagjes Kodër Kamëz të njësisë nr 11 Tiranë. Më shumë se 600 shtëpi vuajnë mungesën e ujit dhe prej 20 vitesh sipas banorëve nuk është marrë asnjë masë për këtë problem.
 

Problem madhor sipas banorëve mbetet rruga e prishur ku shpesh shpërthimi i pusetave ndot zonën përreth. Kufiri që ndan zonën Kodër Kamzën nga Paskuqani është kanali 3 kilometra i ujrave të zeza i cili sipas banorëve kthehet në një makth të vërtetë.
 

Banorët shprehën se i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe kanë marrë përgjigjen që fondi ka ardhur por sipas banorëve nuk dihet ku ka shkuar ky fond pasi në këtë lagje nuk është vënë dorë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›